Raporti nga mbledhja e dytë e Këshillit koordinues për përcjelljen e  sezonit  turistik

Mbledhjen e kryesoi  Kryetari I Komunës z. Nazif Cungu I cili u ndal  tek  problemet dhe  zbatimin e konkluzave  nga takimi i mëparshëm. Ai tha  se  punimet që është duke I  zhvilluar Elektroekonomia do te behen me faza ,Faza e parë  në qendër të qytetit  do të përfundojë brënda dhjetë diteve.   

Ndërkaq, përsa i përket  çeshtjes shqetësuese të lypsave u tha se  këtu do të intervenohet me shpejtësi dhe  në mënyre të koordinuar nga Qendra për punë sociale, policia komunale dhe  policia e qytetit. Do të bëhet cmos që ky fenomen  të ndërpritet  dhe ata që janë organizatorë të ndëshkohen. U la që Komuna sa më parë të sigurojë një strehimore për femijët-lypës  që do të jetë në shërbim të Qendrës për punë sociale. Qytetarët do të mund të komunikojnë me shërbimet e lartëpermendura në çdo kohë. 

Objektet në Plazhin e madh dhe ata  ne Ujdhesën Ada  nuk do të mund të nënshkruajnë kontratat  me Ndërmarrjen për të mirat detare ose te sigurojnë lejet  e punes, nëse nuk I kanë kryer  të gjitha obligimet dhe pagesat nga marreveshtjet  me NP Ujësjellës dhe atë për çeshtje komunale. Pjesëmarresit e takimit të sotëm vëmëndje I kushtuan  kolektorëve dhe venijen në  funksion të tyre. Në ditet ne vijim do të jenë të gatshëm vendimet  për komunikacion dhe parkingjet publike. Drejtori I Shtëpisë së shëndetit, paralajmëroi vënijen në funksion të një  punkti të  shëndetesisë në Shtoj.

Ndërkaq, përsa I përket  taksës për banim  u la qe punët të koordinohen nga OT, agjensitë dhe  inspeksionet shteterore dhe ata komunale ne menyre që të gjithë shtëpitë dhe objektet e tjera afariste të kryejnë obligimet e tyre. Në fokus do të jenë të gjithe objektet  pa perjashtim , por  ne veçanti ata që nuk jane banore të ulqinit por që ofrojnë objekte te medha ne qytetin tonë dhe I shmangen prej viteve obligimeve. Përveç këtyre  u prekën dhe çeshtje të tjera të rëndësishme për sezonin turistik 2016.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë