100 Ditë të punës së koalicionit në Ulqin

Kryetari i komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi  dhe nënkryetarët  mbajtën një konferencë me gazetarë ku folën për punët dhe aktivitetet që janë bërë gjatë kësaj  periudhe  dhe  ata që priten të realizohen në të ardhmen.

Kryetari Cungu,vëmëndje në fjalën e tij  i kushtoi konsolidimit të finansave që ka qenë dhe synimi  primarë i ekzekutivit .Në materialin e ofruar për gazetarë mund të shihen qartë të gjitha  obligimet që janë shlyer , dhe punët ku ka qënë i  fokusuar  ekzekutivi dhe legjislativi i komunës së Ulqinit. Edhepse  ishte konstatim që janë arritur rezultate të lakmueshme, numri një i Ulqinit tha se ende nuk ka vend për optimizëm por, duhet që të angazhohemi të gjithë dhe të japim kontributin tonë. Edhe në këtë takim ai shprehu optimizëm duke paralajmëruar një sërë aktivitetesh  për vjeshtë, por dhe për investime që mund të priten në fushën e turizmit.Kryetari Cungu, lavdëroi punën e Kuvendit dhe miratimin evendimeve nga ana e tij. Ndërkaq, Loro Ndrekiqi ,  meriten e te arriturave ia mveshi koalicionit aktual dhe nenvizoi se kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë