Me inicijativë të Kryetarit Cungu afaristet ndihmojne KF Otrant Olympic

Afaristët dhe kompanitë e qytetit tonë do të mbeshtesin KF Otrant - Olimpik

Në mbrëmjen e donatorëve që u organizua nga komuna e Ulqinit për Klubin futbollistik Otrant-Olimpik u grumbulluan 42.850 euro nga të cilat 5.500 euro u grumbulluan nga biletat hyrëse. Shumë kjo e konsiderueshme e cila do të vihet në shërbim të nevojave të klubit. Nata kishte shumë surpriza dhe të papritura të këndëshme. Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shpreh falenderimet e tija të sinqerta per sejcilin donator. Kjo shton ai më jep shpresë se për sportin në qytetin tonë ka të ardhme. Ai shton që Komuna do të bëjë çshtë e mundur që klubet sportive  të veprojnë normalisht, sepse në to janë të inkuadruar fëmijet dhe të rinjtë tanë. Nata e donatorëve tregoi se qytetarët tanë, afaristët, përfaqësuesit e kompanive janë adhurues të sportit.

Sponsori i artë i klubit është kompania M-tel, sponsor të pakos së argjentë janë Cungu & Co. dhe Riviera e Ulqinit, ndërsa hoteli Blue Moon do të jetë sponsor i pakos së bronztë. Miq të klubit në këtë sezonë do të jenë të shumtë: kompaninë Kurti, Mit Liçina nga Luksemburgu, Procaffe, TrioPro, Jakup Fici, plazhi Miami, EuroMix, Brisku Construction, Agris, Llolla Company, Millenium, Građa Comerce familja Gjuroviq dhe Loro Nrekiqi.

Sponsor mediatik i klubit do të jetë TV Teuta

Krahas organizatorëve falenderime për këtë gjest shprehën veteranët e klubit, përfaqësues të Federatës së Futbollit që shprehën gatitshmëri për mbështetje, miq e të ftuar të shumtë. Konsideratat nuk munguan as nga  futbollistë dhe trajnerë.

**Për ato qe janë ende të interesuar dhe kanë dëshirë që të kontribojne mjete të tjera financiare për klubin e futbollit donacionet janë ende të hapura dhe mund të bëhen ne zhiro llogarinë e klubit në CKB 510-87840-69.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë