NP,,Të mirat detare ,,fillon realizimin e një sërë projekteve në komunën e Ulqinit

Kështu u ra dakord  në takimin që që u zhvillua sot në kabinetin e Kryetarit Cungu ku morën pjesë udhëheqësit e kësaj ndërmarrjeje,  kryesuar nga Drejtori Predrag Jelushiq. Pas  analizës  që iu bë  programit të përbashkët  dhe aktiviteteve për vitin 2017, palët u dakorduan që NP,,Të mirat  detare,, të  përfundojë deri në fund të  këtij  viti kalendarik  pesë projektet e mbetuara. Për ta  janë  mjetet e siguruara  dhe realizimi mund të fillojë menjeherë. Po ashtu  pjesëmarësit e takimit  u ndalën në  projektet që duhet të  realizohen në vitin eardheshem. Shetitorja  nga  hoteli Albatros  deri në Kepin e Gjeranave,  ku do të ketë vend  edhe për biciklista, thellimi i Lumit Buna, Kacemes,  instalimi i  një vinci  që do të jetë  në dispozicion të peshkatarëve dhe rekuizitave të tyre ,vendosja e pllakave  në Mole, dhe investime të tjera pritet të realizohen gjate vitit të ardheshëm. Në takim janë prekur dhe investime madhore sic është  ndertimi i një salle sportive në  Plazhin e madh, Projekti  për lidhjen e kanalit port Milena me Lumin Buna,dhe projekti  për  hotelin Jadran. Këta  mund të kandidohen dhe të hyjnë  në projektet kapitale të Qeverisë. U la që  takimi i rrallës  ku do të konkretizohen  ceshtjet  të mbahet  në muajin nëntor. Ishte  konstatim i palëve që  raportet dhe marëdhënijet ndërmjet komunës dhe NP ,,Të mirat detare,, janë në nivel  të duhur.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë