Free Wi-Fi zonë në shetitoren në Ranë

Në kuader të projektit Wireless Montenegro, Ministria për shoqëri informative në bashkpunim me Qendrën për sistem të informacionit të Komunës së Ulqinit realizoi instalimin e dy zonave Free Wifi në Ulqin.

Paisjet janë montuar në dy pika në shetitoren e Ranës dhe do të mundësojnë qasjen në internet falas për të gjithë vizitorët e asaj zone.

Pra, në momentin kur me paisjet e juaja detektoni sinjalin wifi me emërtimin free.montenegro, mund të konektoheni dhe të përdorni internetin falas.

Kemi përzgjedhur shetitoren e Ranës, sepse është pjesa më e frekuentuar nga qytetarët tanë gjatë gjithë vitit si dhe nga turistët gjatë perudhës të sezonit turistikë. Konsiderojmë që edhe kjo është një mënyrë që të zgjerojmë ofertën turistike duke mundësuar turistëve që duke u qasur pa pengesë në internet të informohen për një hotel, restorant, manifestim apo ndonjë informacion tjetër lidhur me qytetin tonë.

Meqë vlerësojmë që këto dy zona nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat në qytetin tonë e sidoms gjatë sezonit turistik, menjëherë kemi drejtuar kërkesën ndaj Ministrisë për rritjen e numrit të paisjeve dhe kemi propozuar plotësimin e Ranës edhe me dy pika si dhe mbulimin e dy lokacioneve tjera, Kalasë dhe stacionit të autobusave. Në qoftë se Ministria nuk do të ketë mundësi të përgjigjet kërkesave tona në afat të shkurtër kohor dhe nëse kjo nuk realizohet nëpërmes projektit aktual, atëherë do të shikohet mundësia që Komuna këtë ta bëjë të mundur nëpërmjet një projekti të veçantë që do të mundësojë realizimin të edhe disa pikave përpara sezonit turistik.

QENDRA PËR SISTEM TË INFORMACIONIT

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

NoImage

Njoftim mbi synimin e Komunës së Ulqinit për zhvillimin e hulumtimit të tregut me qëllim të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për punë shtesë që janë në proces në territorin e saj

Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin ...

NoImage

Notice on the intention of the Municipality of Ulcinj to conduct market research for the purpose of announcing an international tender for additional works currently underway within its territory

The Announcement will be published on the GTAI (Germany Trade and Invest) website prepared and implemented in accordance with the public procurement guidelines of KfW Bank. The public procurement envisages the following works: installation of over 20 km of pipelines in the wider city center (PEHD ...

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë