Ulqini në Rrjetin Global të Qyteteve të Forta

Kryetari Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, priti sot përfaqësueset e Asociacionit Ndërkombëtar për Menaxhimin e Qyteteve dhe Regjioneve - ICMA nga Uashintoni, Vera Orloff dhe Biserka Ivanoviq Sharkanoviq. Mysafiret informuan kryetarin Cungu për fillimin e implementimit të projektit “Ndërtimi i eskpertizës në Parandalimin e Ektremizmit të Dhunshëm për Autoritet Komunale në Ballkanin Perëndimor” i cili implementohet nga Instituti në fjalë në bashkëpunim me Institutin për Dialog Strategjik nga Londra.

Ky projekt implementohet në Mal të Zi, Shqipëri, Bosën Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Sërbi, dhe ka për qëllim trajnimin dhe mobilizimin e kryetarëve, dhe udhëheqëve tjerë komunal, në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të indetifikoj dhe adresoj faktorët e rrezikshmërisë të ndërlidhura me ekstremizmin e dhunshëm përmes angazhimit në Rrjetin Global të Qyteteve të Forta (Strong Cities Network).  Projekti planifikon organizimin e disa punëtorive në periudhën e ardhshme, dhe nga Komuna e Ulqinit pritet të kandidojë tema të cilat do të ishin interesante për këto punëtori.

Kryetari Cungu tha se Komuna është e gatshme të jap kontributin e saj në arritjen e këtyre qëllimeve, dhe se strukturat kompetente lokale do të marrin pjesë në mënyrë aktive në punën e këtij Rrjeti.  

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë