Në vitin 2017 fillon konservimi i objekteve në lokalitetin e Shasit

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune drejtorin e Muzeut Kombëtar të Malit të Zi, Z.Pavle Pejoviq.

Ai në emër të institucionit që drejton kërkoi që komuna si pronare e lokalitetit të Shasit të japë pëlqimin për marrjen e kushteve nga Drejtoria e Mbrojtjes e Trashegimisë Kulturore për konservimin e objekteve në Shas.

Në takim u ra dakort që të krijohet një stafi i përbashkët profesional detyra e të cilit është hartimi i projektit të konservimit.

Konservimet priten të realizohen gjatë vitit të ardhëshëm, ndërsa punimet do t'i realizojë Muzeumi Kombëtar në Cetinjës. Në takim u prekën dhe çështje të tjera me interes nga mbrojtja e pasurisë kulturore.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë