Komuna revitalizon tregun e Katërkollës

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu vizitoi sot Anën e Malit, gjegjësisht bashkësitë lokale të Katërkollës dhe Sukubinës ku vështroi nga afër ecurinë e aktiviteteve në këto zona.

Gjatë vizitës në bashkësinë lokale të Katërkollës u nënshkrua marrëveshja me familjen Salaj, pronarët e tokës ku ndodhet edhe pazari. Me famljen u dakordua që pazari të përdoret nga qytetarët të cilët deri sot produktet e veta i kanë shitur ne vende të cilat nuk jane adekuate për shitje.Prej sot, mund të thohet se banorët e Katërkollës dhe fshatrave tjera përreth do pajisen me pazarin adekuat i cili do mirëmbahet nga NP “Veprimtaritë Komunale”.

 

Kryetari Cungu dëgjoi nevojat e tjera të bashkësive lokale dhe si prioritare u caktuan rruga Krythë - Ulqin për të cilën është përfunduar procesi i tenderimit, realizimi i qendrës sportive me disa fusha për sporte të ndryshme, projektimi i rregullimit të sallës së kulturës dhe aktivitete të tjera të rëndësishme për banorët e këtij teritori.

Gjatë vizitës në Katërkollë delegacionit të Komunës së Ulqinit iu bashkangjitën edhe përfaqësuesit e  Biznes Klubit Ana e Malit të cilët shprehen kënaqësinë e vet për projektet të cilat po realizohen duke inkurajuar udhëheqësit komunal që të vazhdojnë aktivitetet e tyre në realizimin e projekteve me interes publik. Kryetari i BKA Kabil Kurti theksoi se subjekti që përfaqëson ai do jetë gjithmonë partner në realizimin e projekteve konkrete që janë të rëndësishme për banorët e kësaj zone.

 

Në vazhdim të agjendës së Kryetarit Cungu dhe bashkëpunëtorëve të tij u gjet edhe vizita e punimeve te shkolla e Sukubinës investim i cili po realizohet në partneritet me diasporën dhe Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi.

Pranishëm ishte edhe drejtori i shkollës “Bedri Elezaga”  z. Qemal Bajri i cili vlerësoi realizimin e këtij projekti si një ndër projektet më të mëdha që po realizohen ne pjesën e Anës së Malit. Kryetari Cungu vlerësoi projektin i cili po realizohet edhe në aspektin e afirmimit të banorëve të kësaj zone që të mos largohen nga vendbanimet e tyre dhe theksoi se do merren masat e nevojshme që të gjithë partnerët ti kryejnë obligimet e veta dhe viti i ardhshëm shkollor të jetë edhe fillimi i punës së shkollës së Sukubinës. Përfaqësuesit e firmës Artek dhe GenCon të cilët janë edhe realizuesit e projektit vlerësuan shumë punën që po realizon pushteti lokal ne kryerjen e obligimeve të veta dhe shpresojnë që investimi të realizohet përfundimisht deri para fillimit të vitit të ri shkollor.

Në fund u vizitua edhe ndërtesa e bashkësisë lokale të Sukubinës ku kryetari Cungu siguroi kryetarin e bashkësisë lokale të Sukubinës se do kenë përkrahjen e nevojshme në rekonstruimin e ndërtesës i siguroi që do kenë ndihmat e nevojshme në fillimin e punës së tyre.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë