Në Ulqin qëndroi  për vizitë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Z.Talat Xhaferi

Delegacioni  nga Maqedonia  u prit nga kryetari i Komunës Z. Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas një takimi të hapur dhe  vëllazëror  Cungu e Xhaferi dhanë deklarata për gazetarë.

Duke shprehur  kënaqësi të vecantë për realizimin e kësaj vizite , numri një i Ulqinit tha se në takim janë prekur një sërë  temash  në interes të ndërsjelltë Sipas tij marrëdhëniet mes dy shteteve  në nivel të lartë miqësor japin kontribut  ndaj stabilitetit  të përgjithshëm  në rajon dhe  integrimet  euroatlantike .Ai insistoi  në  intensifikimin e  marrëdhënieve  në sferën  ekonomike ,vazhdimin e takimeve të  nivelit  të lartë  duke përfshirë  edhe bashkësinë e  biznesit , nga ku do të  dalin iniciativa   për përmirësimin e  marrëdhënieve  ekonomike.Më tej kryetari i Ulqinit tha se në takim  është konstatuar  se pranimi i Malit të Zi  në NATO , paraqet  shans  të jashtëzakonshëm  për të gjithë rajonin .Ndërkaq Z.Xhaferi duke  vecuar se dy  shtetet i lidhin  marrëdhënie  miqësore pa cështje të hapura , nënvizoi  rëndësinë  e  komunikimit të drejtëpërdrejtë dhe angazhim më të madh  për  avansimin e bashëpunimit ekonomik. Ai nënvizoi se duhet punuar  në vendosjen e bashkëpunimit  të infrastrukturës , sidomos  ripërtrirjen e linjës ajrore  ndërmjet Podgoricës dhe Shkupit dhe rritjes së  bashkëpunimit  në fushën e turizmit. Z. Xhaferi  uroi  për anëtarësimin e plotfuqishëm  të Malit të Zi në NATO me dëshirë që dhe Maqedonia  të bëhet  pjesë e  Aleancës.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë