Kryetari Cungu priti kryetarët e bashkive të qarkut të Kukësit dhe Dibrës

Në kuadër të projektit „ Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta” që realizohet për dy qarqe të përzgjedhura të Shqipërisë dhe që financohet nga BE sot në Ulqin qëndroi për një vizitë pune grupi i përbërë nga kryetarë Bashkish, dhe kryetarë të Këshillave rajonale të Kukësit dhe Dibrës. 
Ata kishin objektiv kryesor për tu njoftuar më për së afërmi me funksionimin dhe menaxhimin e deponisë sanitare në Mozhur.
Mysafirët u pritën nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët detalisht bënë prezantimin dhe dhanë shpjegime të mjaftueshme për organizimin dhe menaxhimin e mbetjeve brenda komunës si dhe rreth strukturës organizative të bashkëpunimit ndër komunal, në rastin konkret me komunën e Tivarit.
Kryetari Cungu tha se ruajtja e ambientit luan një rrol vendimtar në zhvillimin e përgjithshëm, veçmas në fushën e turizmit. Ai u ndal më pas tek aktivitetet e Komunës, masat dhe vështirësitë që janë hasur deri në finalizimin dhe vënijen në funksion të deponisë sanitare në Mozhur. Sipas Cungut përvojat dhe bashkëpunimi rajonal janë të një rëndësie të madhe në këtë  problematike.
 
Mysafirët nga Shqipëria parashtruan një sërë pyetjesh që lidheshin me deponinë sanitare, me tarifat dhe grumbullimin e mjeteve, nga ana e qytetarëve dhe subjekteve private. Në pyetje u përgjigjen, bashkëpunëtorët e kryetarit Cungu, drejtori i NP ,,Veprimtaritë Komunale,, Skender Kaleziq, sekretari Mustafa Gorana dhe anëtar i Bordit të deponisë sanitare Qemal Bajra.
Ishte konstatim i përbashkët se takime të këtij lloji janë të mirëseardhura dhe ata duhet vazhduar edhe në fusha të tjera. 
 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

NoImage

Njoftim për vazhdimin e mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Të nderuar, Ju njoftojmë se vazhdimi i mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të mbahet më datë 07.11.2025 ( e premte ) me fillim në ora 09.00.   Me ...

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Dje, në Tivar, në Shtëpinë e Ullirit, u mbajt një ceremoni në të cilën familja Kurmemaj dhuroi një kontribut të vlefshëm për personat me diabet nga disa qytete të Malit të Zi, ndër të cilët ishte edhe Ulqini ...

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

Sot në hapësirat e Komunës së Ulqinit u mbajt një takim me përfaqësuesin e Këshillit Rom, Mensur Shaljaj, dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Këshillit Rom, Enes Ukoviq. Ata u pritën nga nënkryetarët e komunës, Beqir Sellaj dhe ...

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Në këtë takim u diskutua rreth projektit që po zbatohet aktualisht në komunën tonë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit gjuhësor te fëmijët e moshës parashkollore. Projekti synon të identifikojë në ...

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Hulumtimet, të cilat kanë filluar, po realizohen në anën perëndimore të gadishullit “Suka”, në anën lindore të Plazhit të Vogël në Ulqin. Këto hulumtime, që po realizohen me nismën e Komunës së ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë