Cdo gjë gati për  shpalljen e tenderit  për fillimin e punimeve në katër lagje të qytetit për të zgjidhur  ceshtjen e ujrave të zeza

Sot ,në prani të zyrtarëve  komunal pas  një kohe të gjatë pritjeje u nënshkrua  vendimi  i lejes së ndërtimit për  fillimin e punëve  për rregullimin njëherë e përgjithmonë të  ujrave të zeza  në katër lagje të qytetit tonë  konkretisht në  Kodra, Totosh , Mali i Bardhë  dhe Braticë.

Kryetari Cungu  këtë  e cilësoi si moment historik për komunën tonë  I cili do ti japë  zgjidhje  problemit të ujrave të zeza jo vetëm për lagjet  e përfshira por edhe për Kanalin Port Milena.

Ky projekt që mbështetet nga Banka Evropiane ka vlerën  rreth pesë million euro dhe është investimi më I madh  që realizohet në Ulqin  viteve të fundit. Kryetari Cungu  tha që  Komuna e Ulqinit insiston që tenderi ndërkombëtar  të shpallet sa më parë. Andaj,  komisioni I tenderit takimine parë do ta ketë  ditën e hënë , ndërkohë që  realizimi I projektit parashihet  të zgjasë 12 muaj. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë