Kuvendi i Komunës së Ulqinit: Komunikatë për shtyp lidhur me punimet e paautorizuara brenda kishës njëanijëshe të Sh. Gjonit në Shas

Më 6 korrik të 2018, Bashkësia Lokale e Katërkollës dhe Qendra për Kulturë-Muzetë e Ulqinit i janë drejtuar Kuvendit të Komunës së Ulqinit me shkresa në të cilat Komuna vihen në dijeni për veprimtari të jashtëligjshme në lokalitetin arkeologjik të Shasit.

Duke vepruar sipas këtyre kërkesa, Policia Komunale e Ulqinit ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë të gjithat masat ligjore brenda kompetenave të veta lidhur me punimet e paautorizuara brenda kishës njëanijëshe të Sh. Gjonit në Shas. Me këtë rast po kujtojmë se nga viti 2015 në lokalitetin në fjalë janë duke vijuar punimet hulumtuese dhe konservatore nga Muzeu Popullor i Malit të Zi - Muzeut Arkeologjik, institucion ky i cili disa herë iu është drejtuar pronares së kësaj të mire kulturore të patundshme -- Komunës së Ulqinit -- duke kërkuar dhënien e lejeve dhe pëlqimeve të nevojshme për veprimtarinë hulumtuese dhe konservatore.  

Gjithashtu, kumtojmë që Kuvendi i Komunës së Ulqinit dhe organet e saja, në pajtueshmëri me nenin 36 të Statutit, përveç institucionit të lartpërmendur, asnjë organi apo institucioni tjetër të Malit të Zi nuk i ka dhënë leje dhe as pëlqim për aktivitetet e cekura në shkresat e Bashkësisë Lokale të Katërkollës dhe Muzeut të Ulqinit.

Me këtë rast, ftojmë të gjithë organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e pasurisë dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik. Njëherit, apelojmë edhe te qytetarët për ruajtjen e harmonisë qytetare, tolerancës dhe bashkëjetesës në qytetin tonë.

Kryetari,

Ilir ÇAPUNI

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë