Me datë 30 Mars 2019, e shtunë, me fillim në orën 20:30 organizohet aksioni i fikjes së dritave

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

L A J M Ë R O N

qytetarët, institucionet dhe ndërmarrjet

Se me datë 30 Mars 2019, e shtunë, me fillim në orën 20:30 organizohet aksioni i fikjes së dritave në kohëzgjatje prej 60 minutave, në kuadër të aksionit global “Një orë për Planetin”, aksion ky, të cilin në Mal të Zi e organizon  OJQ “Green Home” në bashkëpunim me Fondin botërorë për mbrojtjen e natyrës.

Me këtë rast ju ftojmë që, duke fikur dritat, në shtëpi, banesa, objekte e ndërtesa, ti bashkangjiteni aksionit në fjalë dhe të kontriboni në mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Me fikjen e dritave, jo edhe aqë të nevojshme, për  një orë, ndihmojmë në forcimin e vendosshmërisë globale për ruajtjen e planetit tonë.

Komuna e Ulqinit, në aksionin global “Një orë për Planetin” do të marrë pjesë me këto aktivitete:

-Fikja e dritave në ndërtesën e Komunës, në periudhën kohore prej orës 20:30 deri 21:30.

-Fikja e dritave të ndriçimit publik në rrugët kryesore në qytet, prej orës 20:30, në kohëzgjatje prej 60 minutave, si dhe,

-mbjellja e bimëve dekorative në oborr të Komunës.

Komuna e Ulqinit dhe qytetarët e saj,  përmes këtij aksioni, përcjellin mesazhin e qartë se, çdonjëri  nga ne mban përgjegjësi në raport me ambientin, dhe se është  e mundur, që  për të mirën e të gjithë neve dhe planetit ku jetojmë,  të ndryshojmë shprehitë e përditshme.

 

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë