Përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve  nga Shibeniku vizituan Ulqinin

Është viti i dytë me rradhë që në shënimin e Ditës së Ulqinit marrin pjesë përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve nga Shibeniku.Ata në një takim të veçantë i priti Kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij.Ai i njoftoi mysafirët me projektet zhvillimore që priten të realizohen në fushën e turizmit  dhe në  infrastrukturë, duke nenvizuar që Ulqini ka një tradite në fushën e turizmit dhe njihet si qytet mikpritës. Kryetari i Shoqatës Vinko Pilizhota  falenderoi në pritje dhe theksoi se Ulqini është vend tërheqës me  histori të lashtë . Ata gjatë qëndrimit në Ulqin  vizituan Kalanë, Plazhin e madh, Ujdhesën Ada etj. Nikoqir i tyre në Ulqin ishte bashkëvendasi ynë Z. Ruzhdi Milla i cili jetën e tij e ndan midis vendlindjes dhe qytetit të Shibenikut.   

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë