Ambasadorja e Turqisë, viziton Ulqinin

Ambasadorja  e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan me këshilltarërt e saj , Koordinatorin e TIKA-s,Drejtorin e Institutit ,,Junus Emre,, zhvilloi takim me Kryetarin Ulqinit Loro Nrekiq, Kryetarin e Kuvendit dr. Ilir Çapuni  nënkryetarët etj. Në një atmosferë shumë miqësore  bashkëbiseduesit evidentuan me kënaqësi bashkëpunimin shumë të mirë në planin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike  në mes dy vendeve.Kryetari I Ulqinit duke I  dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik, veçoi marëdhënijet e veçanta  që komuna jonë ka me Ambasadën e Turqisë, me Agjencinë Turke për zhvillim TIKA,dhe me Institutin ,,Junus Emre,, Po ashtu  ai foli për  interesimin  e madh të investitorëve turq për të investuar në Ulqin në fusha të ndryshme , por nenvizoi dhe mundësinë e avancimit të këtyre marrëdhënijeve. Ambasadorja Songul Ozan, tha se ndërmjet popujve tanë ka shumë  pikëtakime, andaj dhe vizita jonë e parë zyrtare  është planifikuar në qytetin e lashtë e të bukur të Ulqinit , në qytetin e multikulturës dhe diversitetit. Ajo u shpreh e gatshme  për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe tha se Ambasada mbetet e hapur për çdo çështje të rëndësishme. Dëshirojmë që në Ulqin të vijnë investitorë të sprovuar dhe të fuqishëm të cilët do të investojnë këtu. Po ashtu ajo tha se TIKA do të vazhdojë të mbështesë projekte në komunën tonë e të njëjtën gjë në aspektin kulturorë do ta bëjë dhe Instituti,, Junus Emre,,Ambasadorja po ashtu nënvizoi se do të punojmë edhe në shtimin e numrit të studentëve  nga Mali I Zi që të studiojnë në Turqi. Bashkëbiseduesit diskutuan dhe ranë dakort që takimet të intensifikohen në interest ë përbashkët.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë