Konkurs publik për ndarjen e bursave dhe shpërblimeve studentëve për vitin shkollor 2020/2021

Në bazë të nenit 6, paragrafi 1 të Vendimit për bursat dhe shpërblimin e studentëve („Fl. Zyr. MZ -
dispozitat e komunës“, nr. 36/19), Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, shpallë

KONKURS PUBLIK

për ndarjen e bursave dhe shpërblimeve studentëve për vitin shkollor 2020/2021
Komuna e Ulqinit do të bëjë alokimin e bursave dhe shpërblimeve studentëve pas përfundimit të vitit
të parë të studimeve (vëllimi i programit studimor për një vit, dmth 60 ECTS) në institucionet e arsimit të
lartë, pa marrë parasysh vendin e studimeve, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Vendimin për bursa
dhe shpërblimin e studentëve („Fl. Zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 36/19).
1. Të drejtën e bursës e kanë kandidatët - studentët të cilët:
a) Sipas programit mësimor të institucionit të arsimit të lartë në të cilin studiojnë kanë arritur
indeksin e suksesit së paku 9,0, pa marrë parasysh vendin ku studiojnë.
b) Shtetasit e Malit të Zi që vendbanimin e kanë në Komunën e Ulqinit.
c) Rregullisht e kanë regjistruar vitin e studimeve.
d) Nuk e kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve dhe
e) Nuk janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.
2. Të drejtë në bursë kanë edhe studentët me aftësi të kufizuara, anëtarët e komunitetit rom,
përfituesit e sigurisë materiale (në vazhdim përfituesit SM), pa marrë parasysh notën mesatare nga viti
paraprak, me kusht që të jenë:
a) Shtetas të Malit të Zi me vendbanim në territorin e Komunës së Ulqinit,
b) Rregullisht e kanë regjistruaar vitin e studimeve,
c) Nuk e kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve dhe
d) Nuk janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.
3. Me aplikimin me dëshmitë për plotësimin e kushteve nga konkursi i shpallur kandidatët
janë të detyruar të bashkangjesin edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
a) çertifikatën e nënshtetësisë,
b) vërtetimin e vendbanimit,
c) vërtetimin për regjistrimin e rregullt të vitit të studimit,
d) vërtetimin për provimet e dhëna nga viti paraprak,
e) vërtetimin për notën mesatare të arritur,
f) çertifikatën nga regjistri i të lindurve dhe
g) vërtetimin që nuk është i punësuar në kohë të pacaktuar.
Personat me aftësi të kufizuar me aplikimin për konkurs përveç dokumenteve nga pika 3,
Alinea a, b, c, d, f, g dorëzojnë edhe aaktvendimin me të cilin është konfirmuar statusi SM në pajtim me
dispozitat e posaçme.
Anëtarët e komunitetit rom me aplikimin për konkurs bashkangjesin dokumentet nga pika 3, alinea
a, b, c, d, f, g edhe deklaratën që janë anëtarë të komunitetit rom.

Përfituesit e SM me aplikimin për konkurs, përveç dokumenteve nga pika 3, alinea a, b, c, d, f, g
bashkangjesin edhe aktvendimin për realizimin e të drejtës në SM.
Studentët që konkurrojnë për alokimin e bursës janë të detyruar që dokumentacionin që kanë në
gjuhën e huaj ta përkthejnë në gjuhën zyrtare.
Është e nevojshme që dokumentacioni të dorëzohet në origjinal ose në fotokopjen e vërtetuar.
Komisioni nuk bënë kthimin e dokumentacionit të dorëzuar.
Afati për parashtrimin e aplikimit është prej, më 11. 12. 2020 deri, më 11. 01. 2021.
Aplikimet paraqiten në adresën: Komuna e Ulqinit - Sekretariati për administratë dhe veprimtari
shoqërore, me shënimin për Komisionin për ndarjen e bursave ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve të
Komunës së Ulqinit.
Formulari i aplikimit mund të merret në sajtin e Komunës www.ul-gov.me ose në sportelin e Byrosë
së qytetarëve.
Ky organ nuk do t'i marrë në shqyrtim aplikimet e mbërritura pas përfundimit të afatit të konkursit.
Informata shtesë mund të fitohen në telefonin: 030-412-926, personi për kontakt: Brahim Leši.

SEKRETARE
Pranvera Suliq

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë