Mbledhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorimit. Në mbledhje, përveç kryetarit të Komisionit z. Sabri Salaj, morri pjesë këshilltari Nevryz Shaptafoviq dhe përfaqësuesi i Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore. Mospjesëmarrjen e vet në mbledhjen e sotme, për shkaqe objektive e ka arsyetuar vetëm këshilltari Luigj Shkreli.

Në këtë mbledhje, sipas thirrjes, është dashur të diskutohet për përfundimin e mandatit të krytetarit të Komunës, i cili, sipas udhëzimit të Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore, më datën 30.01.2021, ka mbushur 67 vjeç dhe i cili ka më shumë se 15 vjet stazh pune.

Ky komision ka për detyrë që Kuvendit të Komunës së Ulqinit t’i propozojë Vendimin për përfundimin e mandatit të kryetarit të Komunës dhe propopzimin e Vendimit për përcaktimin e nënkryetarit i cili do të ushtrojë funkcionin e kryetarit të Komunës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës.    

Në këtë komision, marrin pjesë pjesëtarët e të gjithë klubeve të përfaqësuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. 

 

K R Y E T A R

Dr. Ilir Çapuni

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë