Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Ulqin
Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Ulqin
Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Ulqin
Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Ulqin
Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Ulqin

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari dhe Kryetari i Kuvendit Ardian Mavriq ,pritën Ambasadoren  e Republikës së Turqisë në Podgoricë Shkëlqesinë e saj Songul Ozan,Shefin e zyrës së Tikës në Mal të Zi Abdurrahman Toprak, Erdal Karaomeroglu , Këshilltar  për çështje tregtare  pranë Ambasadës  dhe Konsullin e nderit  të Turqisë  në Mal të Zi  Sahret Hajdarpashiq. 
Kryetari Bajraktari duke i uruar mirëseardhje mysafirëve i njoftoi shkurtimisht  me potencialin ekonomik,turistik dhe kulturor të Ulqinit por dhe për lidhjet e hershme  miqësore, dhe përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë qytetit tonë.  Bajraktari theksoi se tani jemi të fokusuar në përgaditjen e sezonit turistik ku presim një sezonë të sukseshme. ,,Ne jemi të interesuar për bashkëpunim të gjithëanshëm me investitorët  e Turqisë veçmas në fushën e turizmit, bujqësisë, energjetikës dhe fusha të tjera dhe se tek komuna e Ulqinit mund të llogarisin në një partner të sinqertë,,Ambasadorja Songul Ozan ,uroi udhëheqësinë e re të Ulqinit dhe u shpreh e gatshme për përkrahjen e projekteve që vijnë nga Ulqini.Të njëjtën gjë  e theksuan dhe  këshilltari për çështje  tregtare  pranë Ambasadës së Turqisë dhe konsulli I nderit. U la që takimet në këtë drejtim të vazhdojnë në Ulqin dhe Podgoricë e ku do të kemi dhe  hapa konkret , pasi Ulqini sipas bashkëbiseduesve mbetet  një vend me potencial të madh dhe se investitorët e Turqisë janë shumë të interesuar për investime. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zyrën e Tikës e cila  nga 45o projekte  që ka realizuar në Mal të Zi që nga viti 2007, një numër i madh prej tyre kanë qenë në qytetin tonë. Pas takimit tejet miqësor me udhëheqësit komunale, delegacioni i Ambasadës së Turqisë vazhdoi takimin me  afaristë të sukseshëm të Ulqinit  të cilët  bashkëpunojnë me firmat turke dhe studentë nga ky mjedis që kanë kryer studimet në Turqi. Afaristët ishin të interesuar që ky bashkëpunim dhe partneritet të thellohet edhe mëtej. 
Takimet vazhduan në disa kompani të sukseshme e më pas ata u fokusuan në Bashkësinë Islame  të Ulqinit ,ku Tika po realizon një projekt të rëndesishem nga trashegimia kulturore.  

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë