Memorandum për bashkëpunim me Eko Fondin - Fokus në pastrimin e Port Milenës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe drejtori ekzekutiv i Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor të Malit të Zi (Eko Fondi) Drashko Boljeviq kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunimi, me të cilin planifikohet bashkëpunimi në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta me qëllimin të përmirësimit të cilësinë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor si dhe efikasitetin e energjisë në Ulqin dhe Mal të Zi.

Qëllimi kryesor i nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunimit është organizimi i aksioneve të përbashkëta për pastrimin e kanalit të Port Milenës, të  cilat Eko Fondi dhe Komuna e Ulqinit do t’i përfshijnë në programet e veta të punës për këtë vit. Komuna e Ulqinit deri në fund të javës do të dërgojë Fondit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të fillojë me kohë përgatitja e aksionit.

Kryetari Bajkraktari falënderoi drejtorin ekzekutiv të Eko Fondit Drashko Boljeviq dhe ekipin e tij për qasjen e tyre profesionale dhe motivimin e madh që bashkëpunimi i ardhshëm të japë rezultate të mira, ndërsa drejtori Boljeviq shprehu besimin se ky është vetëm hapi i parë drejt bashkëpunimit afatgjatë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë komunën e Ulqinit.

Veprimtaria e Eko Fondit është implementimi i projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme në fushën e ruajtjes, përdorimit të qëndrueshëm, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor, efiçiencës së energjisë dhe përdorimit të burimeve të rinovueshme dhe energjisë në shtet dhe nivel lokal. Qëllimi i Eko Fondit është të jetë një nga mekanizmat kyç për mbylljen e Kapitullit 27 të negociatatve - mbrojtja e mjedisit jetësor.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë