Ministrja gjermane për Evropë, vizitoi Ulqinin

Kryetari i Kuvendit të Ulqinit Ardijan Mavriq , nënkryetarët Beqir Sellaj, Sabri Salaj dhe Sekretarja e Sekretariatit për Bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji Zeqarie Sulejmani u takuan me Ministren shtetërore  për Evropë në Ministrinë e Punëve  të Jashtme  të Republikës Federale Gjermane Ana Lirman , Ambasadorin Peter Felten dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në takim temë qëndrore ishte Kriporja e Ulqinit, por dhe investimet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar me mbeshtetjen e Bankës Gjermane për Zhvillim - KFW dhe çështje që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.
Mavriq theksoi se Komuna e Ulqinit i ka kryer të gjitha obligimet e saja, përsa i përket Kripores dhe se tani është në pritje të përgjigjes së Qeverisë, respektivisht  Ministrisë përkatëse përsa i përket themelimit të SHPK Kriporja Ulqinit. Po ashtu  ai vlerësoi hap pozitiv  atë, që në buxhetin e Malit të Zi për këtë vit janë paraparë mjete për Kriporen.
Ministrja Ana Lirman insistoi që autoritetet komunale ta njoftojnë me rrjedhën e bisedimeve përsa i përket  vendimit që pritet nga Qeveria. Në vazhdim të takimit Mavriq informoi mysafirët me investimet që janë duke u zhvilluar e ku ka gjasa reale që Banka Gjermane për Zhvillim të dakordoje mjete të tjera shtesë.
Kryetari i Kuvendit veçoi  si hap shumë pozitiv atë që prej vitesh ngjet në shkollën e mesme të qytetit tonë ku nxënësit tanë falë profesorëve nga Gjermania  arrijnë rezultate te lakmueshme në gjuhën gjermane  e kjo i ka dhënë mundësi atyre të vizitojnë Gjermaninë, të shkëmbejnë përvojat me moshatarët e tyre, por dhe të studijojnë në Universitetet e atjeshme.
Ambasadori Peter Felter u pajtua me konstatimin e autoriteteve vendore dhe theksoi se edhe metej do të angazhohen për forcimin e këtyre marëdhënieve dhe të shihet mundësia që në qytetin tonë të hapet departamenti i Gjuhës gjermane që do të ishte në shërbim të turizmit dhe fushave te tjera.
Zyrtarët komunal duke i shprehur falenderime mysafirëve theksuan se Gjermania është një parter kyç politik dhe ekonomik i Malit të Zi  dhe shprehën  shpresën për  forcimin e  mëtejmë të  miqësisë dhe partneritetit  mes dy vendeve.
Po ashtu sipas tyre vizita e diplomates së lartë gjermane, dëshmon  përkushtimin e  autoriteteve gjermane ndaj  aspiratave  të Malit te Zi, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë