Ëndrra e shumëpritur e të gjithë dashamirësve të sportit ç’do ditë e më pranë realizimit.
 
Sot u nënshkrua kontrata me kompaninë projektuese sh.p.k “Decom Montenegro” në bashkëpunim me sh.p.k për projektim dhe inzhinieri “Pro Ing” për projektin kryesorë të Stadiumit të Ulqinit, hap i cili është i madh në drejtim të realizimit të kësaj ëndrre për të gjithë qytetarët .
 
Ky është hapi i fundit para fillimit të punimeve që pritët të përfundohet deri në shtator të vitit 2024. Vlera e këtij projekti është 200.000,00, gjë që tregon për seriozitetin e këtij projekti madhështor për Komunën e Ulqinit.
Pas projektimit të planit kryesorë do të bëhet marrëveshja me Federatën e Futbollit të Malit të Zi të cilët do të financojnë punimet e Stadiumit të Ulqinit.
 
Gjersa Komuna punon me intensitet për realizimin e këtij projekti, klubi lokal i joni “Otrant” arrin rezultate të shkëlqyera me 16 lojë pa humbje dhe është më afër se kurrë ligës së parë të Malit të Zi! Kjo dekadë është dekada e sportit dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të festojmë hyrjen në ligë të parë me gurthemelin për Stadium të Ulqinit.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë