Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu priti në takim Presidenten e Kosovës Shkelqësinë e saj Znj.Vjosa Osmani Sadriu  Ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi Shkelqësinë e saj Znj. Ariana Zherka Hoxha si dhe Shefën e Kabinetit të Presidentës Learta Hollaj .

Në takim Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pergëzoj Kryetarin Nimanbegu për detyrën e re në krye të qytetit më histori , kulturë dhe traditë mbarëshqiptare. Për Kosovën Ulqini ashtë shtëpija e dytë dhe ketë e dëshmojnë më së miri lidhjet tona historike, kulturore e turistike , familjare e biznisore. 

Kryetari Nimanbegu e falenderoj Znj. Osmani për vizitën e saj në qytetin e Ulqinit . Për ne populli i Kosovës dhe institucionet e Kosovës kanë qene , janë dhe do mbeten rruga e ngritjes intelektuale , kulturore e turistike për të cilën ju jemi mirënjohes të përjetshëm. 

Rruga jonë e përbashkët e dy shteteve tona Kosovë - Mali i Zi drejtë integrimeve evropiane, marrëdheniet e mira ndërshtetërore, thellimi i bashkëpunimit në nivele të ndryshme do jetë motoja  mbi të cilat do i ndërtoj politikat e institucionit që unë drejtoj . 

Në takim morën pjesë edhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi Fatmir Gjeka , Nënkryetari i Komunës Sabri Salaj dhe Drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë