Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në pajtim me Vendimin për formimin e trupave punues të Kuvendit (“Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat e komunave”, nr. 01/21 dhe 20/24), shpall

THIRRJE PUBLIKE

për emërimin e anëtarëve të Këshillit për parashtresa, ankesa dhe të drejtat e personave me invaliditet nga radhët e qytetarëve dhe punëtorëve profesionistë

1. Për Këshillin

Këshilli për parashtresa, ankesa dhe të drejtat e personave me invaliditet ka për detyrë të shqyrtojë parashtresat dhe ankesat e qytetarëve të dërguara në Kuvend, të propozojë masa për zgjidhjen e tyre dhe të informojë parashtruesin për rezultatin. Gjithashtu, Këshilli shqyrton çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për krijimin e kushteve për një angazhim të organizuar dhe cilësor dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për të ndihmuar personat me invaliditet, si dhe ngritjen e standardeve në cilësinë e jetës dhe punës së tyre.

Këshilli ka kryetarin dhe 4 anëtarë, prej të cilëve një anëtar është nga radhët e qytetarëve dhe një anëtar nga radhët e punëtorëve profesionistë dhe shkencorë nga fusha e të drejtave të personave me invaliditet.

2. Ftesë për aplikim

Ftojmë të gjithë qytetarër e interesuar, profesionistët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cilët merren me të drejtat e personave me invaliditet, mbrojtjen sociale ose fusha të ngjashme që të aplikojnë për emërim e anëtarëve të Këshillit.

3. Kriteret për aplikim

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Arsimimi dhe përvoja: Arsimimi përkatës dhe përvoja profesionale nga fusha e të drejtave të personave me invaliditet, mbrojtjen sociale, të drejtat e qytetarëve ose fusha të ngjashme.
  • Kompetencat: Njohje e dispozitave dhe politikave ligjore në lidhje me të drejtat e personave me invaliditet, si dhe përvojë në punën me institucione, organizatat ose projektet që merren me këto çështje.
  • Dokumentacioni: CV me detaje të arsimit dhe përvojës së punës, letër motivuese, si dhe informacione kontakti.

4. Afati për aplikim

  • Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre jo më vonë se data 30.09.2024. Aplikimet mund të dorëzohen me e-mail në adresën parlament@ul-gov.me ose me postë Kuvendit të Komunës së Ulqinit në adresën: Blvd. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn 85360 Ulqin.

5. Përzgjedhja dhe emërimi

  • Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Këshilli për zgjedhje dhe emërime, i cili do të kryejë një analizë të detajuar në përputhje me kriteret e përcaktuara. Pas kësaj, Këshilli do t'i propozojë Kuvendit të Komunës së Ulqinit kandidatët për emërim.

6. Kontakti

Për informacione dhe pyetje shtesë mund të telefononi në numrin 030 412 456 ose në e-mail parlament@ul-gov.me.

Ju falenderojmë për interesimin dhe presim aplikimet tuaja.

Kuvendi i Komunës së Ulqinit

 

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë