Vizitë pune nga përfaqsuesit e Agjencisë Turke për zhvillim

Sot, në Komunën tonë qëndruan për vizitë pune përfaqsuesit e Agjencisë Turke për zhvillim - Tika të kryesuar nga Drejtori i porsaemëruar Z.Mustafa Yazici. Ata, u pritën nga Kryetari i Komunes Z Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi kishte karakter njohjeje, por u prekën dhe shumë fusha ku Agjencia në fjalë mund të ndihmojë.

Komuna e Ulqinit insiston në restaurimin e monumenteve të trashegimisë kulturore siç është hamami me objektet përcjellës, kalldrëmimi I rrugëve të kalasë, sanimi I krojeve , Urës së Klleznës dhe objekteve te tjere që bartin vlera kulturore për qytetin dhe vizitorët.
Nga ana tjetër, përfaqesuesit e TIK -ës shprehën gadishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit duke theksuar që për momentin me Bashkësinë Islame të Ulqinit janë duke zhvilluar punime në Xhaminë e Namazgjahit mirpo, nuk përjashtuan mundësinë e mbështetjes së projekteve edhe në sektorë të tjerë.
Agjencia TIKA, krahas mbështetjeve të projekteve , ofron asistencë teknike , që synon përmirësimin e infrastrukturës. Tika - nëpërmjet mbështetjes në sektorë të ndryshëm , synon përmirësimin e jetës së banorëve.
Në takim u tha që nga fillimi I punës në Mal të Zi në vitin 2007 për projekte të ndryshëm janë ndarë mbi 12 milion euro, ndërkohë që në vit në adresë të Agjencisë mbërrijnë mbi 15o kerkesa-projekte nga të cilët përzgjidhen dhe realizohen 40 prej tyre.
Mysafirët I bënë ftesë Kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka , që të vizitojë zyrën në Podgoricë , dhe të dorëzoje projektet që Komuna I vlerëson prioritare. Ftesa u mirëprit nga Kryetari Gjeka.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë