Të gjithë duhet të angazhohemi  në  ruajtjen e ekosistemit detar  në Komunën  e Ulqinit

Kryetari I Komunës Z. Fatmir Gjeka  duke  përshëndetur   pjesmarrësit e  Konferencës së parë të projektit  ,,Ruajtja  e ekosistemit detar  në  Komunën e  Ulqinit,, ndër të  tjera tha se ,,Natyra   ka kohë  që është  duke  u trajtuar  në  mënyrë  jo korrekte , duke  u parë  vetëm   si burim   I të ardhurave  dhe  përfitimeve,, Mungesa  e  kontrollit   të shtuar   theksoi  ai  ka bërë  gjuetinë e peshkut  mjaft   të  shfrenuar  duke  sjellë  varfërimin  e florës dhe  faunës.  Gjithnjë sipas  Kryetarit  specialistët  kanë ngritur  zërin  se përdorimi   I mjeteve  dëmtuese   gjatë peshkimit   ka cënuar   ripërtrirjen e   peshkut dhe  zhdukjen e disa  llojeve  të rralla. Ne,  kemi kërkuar  dhe insistojmë   implementimin e përvojës  evropiane  në  ketë  fushë ,dhe se  projekti në  fjalë  synon  ruatjen  e peshkut  dhe shfrytezimin racional  të tij , synon shmangjen  që  është bërë me   gjuetinë  e paligjshme .Si I tillë ai  do të përkrahet  nga Komuna jonë  sepse  qartë parasheh   format  dhe mënyrat   e gjuetisë së peshkut , në të nënvizohet  se mbledhja  apo   tregtimi   I peshkut   me  eksploziv, substance  kimike  apo   cdo mënyrë   tjetër  që   e  vret apo  intoksinon  atë  është   I kundërligjshëm. Duke shprehur  konsideratën  për Zyrën për  bashkëpunim ndërkombtar  si hartues  I  ketij projekti dhe  Mbretërisë së  Norvegjisë  si mbështetëse  të tij  Kryetari  Gjeka  përfundoi  se ruajtja  e potencialeve të   zhvillimit  të peshkimit  dhe akuakulturës  ka një rëndësi të vecantë  për Ulqinin, për  qytetarët e tij  dhe gjeneratat e ardheshme.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë