Konferenca e parë në kuadër te projektit „Ruajtja  e ekosistemit detar në Komunën e Ulqinit"

Në kuadër te projektit „Ruajtja  e ekosistemit detar në Komunën e Ulqinit“ të përgatitur nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, sot ne Hotelin Dolcino në ora 11:00h u mbajt konferenca e parë e cila shënon edhe fillimin e mirëfilltë të implementimit të këtij projekt.

Në konferencë ishin prezentë partnerët e projektit në mës të cilëve Sherbimi i Policisë Shtetërore, Shërbimi i Inspeksionit Shtetëror, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvimilit Rural si dhe klubi i peshkimit sportiv „Buna“,

Të gjithë partnerët e lartëpërmendur nënshkruan marrëveshtjen për bahskëpunim në dhe partneritet në këtë projekt.

Iniciativa për këtë projekt ka nisur para 3 vitesh në një tryezë te rumbullakët të organizuar në Hotelin Dolcino ku si temë qendrore u diskuta peshkimi i jashtëligjshëm në Komunen e Ulqinit.

Që para 3 vitesh, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e përpiloi projektin në fjalë i cili mbas 3 vitesh te plota arrinë të sigurojë fondet nga Mbrëteria e Norvegjisë, në ku u aplikua në thirjen që shpalli Ministria e Ekonomisë në Mal të Zi para Ambasadës së Mretërisë së Norvegjeze.

Projekti „Ruajtja e Ekosistemit Detar në Komunën e  Ulqinit“ shënjestron mbrojtjen e ekosistemit bregetar pergjat rivierës së Ulqinit me nje theks të posaçem në parandalimin e peshkimit të jashtëligjshëm.

Vlera e projektit përfishinë 142.626,00 €, nga te cilat 85% i finanson ministria e Punëve te Jashtme te Mbreterise se Norvegjisë, përderisa 15% është bashkëfinansimi i Komunës së Ulqinit nëpermes Zyres për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte.

Projekti zgjat 2 vite, dhe parashef aktivitete të ndryshme siç është rritja e vetëdijes së qytetarëve tanë drejt ruajtjes së ekosistemit bregdetar, si dhe monitorimin e bregdetit në koordinim me partnerët e projektit,

Forcimi i kapaciteteve të institucioneve perkatës drejt mbrojtjes së ekosistemit bregdetar si dhe krijimin e kushteve dhe stimulim drejt zhvillimit të marikulturës.

Njekohësisht, ky projekt synon forcimin e bashkepunimit të Komunes se Ulqinit me institucionet relevante ne mbrojtjen e ambijentit jetësor në të ardhmen.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë