Komuna  e Ulqinit përkrah  nismën për ngritjen e një strehimoreje  për qentë endacak

Kryetari i Komunës së Ulqinit  Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët etij  pritën në një takim  pune përfaqësuesit e  OJQ ,,Arka Montenegro,, të cilët  merren me  ofrimin e  ndihmës  dhe  mbrojtjen e  kafshëve në nivel të Malit të Zi .  Fillimisht Kryetari  Gjeka foli  për aktivitetet  që janë ndërmarrë , por dhe  për gadishmërinë e bashkëpunimit  në këtë drejtim, pasi  prezenca e një numri  të madh  të qenve endacakë  nëpër  rrugët e qytetit  jo rradhë  herë   bëhet  shqetësuese  për qytetarët dhe mysafirët  gjatë stinës së verës.  

Ndërkaq ,  përfaqësuesit  e ,,Arka  Montenegro,, thanë se Ulqini  nuk  bën  përjashtim nga qytetet e tjerë në Mal të Zi  kur është  fjala për  mbrojtjen e  kafshëve endacake. Mirëpo ,  hapja e një strehimoreje  ku  do të vendoseshin  dhe do të merreshin  në mbrojtje  nga specialistët  qenjtë e braktisur apo  ata të  humbur  do të ishtë një hap  i qëlluar e kjo   njëherit  do  të dëshmonte  gadishmërinë  tonë  kundër  dhunës , vrasjeve   të qenve , vaksinimin , sterilizimin  dhe  promovimin e pronësisë  së kafshëve  shtëpiake e  rrespektimi   i të drejtave  të kafshëve  është  një nga   kushtet  për anëtaresim  në BE vecuan ata.    

U la që përfaqësuesit e Komunës  dhe  ata  të ,,Arka montenegro,, të  dalin në terren dhe  të  përcaktohen  për lokalitetin   ku do të ngrihej strehimorja ,krahas kësaj sherbimet  do të përgatitnin  draft rregulloret  e nevojshme , ndërkohë   Shoqata  e lartëpermëndur mori përsiper  të na  dërgojë  projekt  elaboratin , se si duhet  të duket strehimorja -objektet  përcjellese të saj dhe  vlera parallogaritare e projektit.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë