Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara viziton Ulqinin

Ambasadorja  e Shteteve të Bashkuara  në Mal të Zi Margaret  Uyehara  ka nisur ditën e sotme  turin e vizitave  në qytetin tonë .Ajo fillimisht   u takua   me Kryetarin  e Komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët e tij

Në një bisedë  të  hapur dhe  shumë miqësore   u prekën  një sërë  temash  me interes  të vecantë  për komunitetin dhe  zhvillimin e qëndrueshëm  të  Ulqinit.  Edhe  me  këtë rast   u  theksua  harmonia  dhe toleranca   ndërfetare  dhe  ndëretnike  që e bën   këtë qytet  të  njohur   në  të gjithë Malin e Zi  dhe më  gjërë. Krahas  kësaj  bashkëbiseduesit   u ndalën   tek  ceshtja e investimeve,  kthimi I  pronës ,  dhe  tek  raportet  diaspore  vendlindje,  që në një të ardhme  të shpejtë  me   ndihmën e ambasadës   mund  të   kenë  permbajtje  të  reja.  Një  vend  i vecantë  në takim  iu kushtua  ndihmës  që kanë dhënë  dhe vazhdojnë të japin SHBA respektivist Ambasada  në demokratizimin  e vendit  dhe në  marëdhënijet  të cilat janë  të  bazuara në  vlera  të përbashkëta.

Ambasadorja , Margaret Uyehara e cila ishte mahnitur me vizitën paraprake që kishte  bërë  në Valdanos , paralajmëroi  së  sëshpejti  vizita  të tjera  në Ulqin. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

NoImage

Njoftim mbi synimin e Komunës së Ulqinit për zhvillimin e hulumtimit të tregut me qëllim të shpalljes së tenderit ndërkombëtar për punë shtesë që janë në proces në territorin e saj

Njoftojmë të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Projekteve (PEA) për Programin “Furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave të zeza në bregdetin ...

NoImage

Notice on the intention of the Municipality of Ulcinj to conduct market research for the purpose of announcing an international tender for additional works currently underway within its territory

The Announcement will be published on the GTAI (Germany Trade and Invest) website prepared and implemented in accordance with the public procurement guidelines of KfW Bank. The public procurement envisages the following works: installation of over 20 km of pipelines in the wider city center (PEHD ...

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë