Prezantim  dinjitoz nëFestivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka  dhe  bashkëpunëtorët e tij, urojnë  pjesëmarrësit  tanë,  për  prezantim dinjitoz të trashëgimisë kulturore  të shqiptarëve  në  Mal të Zi  në   Festivalin  Folklorik  Kombëtar të Gjirokastrës.

Në ngjarjen  më të madhe  kombëtare  të trashëgimisë  sonë  shprirtërore , në natën konkuruese  përfaqësuesit  e  SHKA ,,Tradita,,SHKA  ,,Ana e Malit ,,dhe SHKA  ,,Buzuku ,, prezantuan elementët   e  shumfishtë  të  një  populli  autokton  ku ndërthurej   kënga  dhe vallja dhe ku spikatën kostume  të larmishëm.

Juria ka dhënë vlerësime të shumta për elementë të ndryshëm: këngëtarë, valltarë dhe aspekte të evidentuara të folklorit e ruajtjes së autenticitetit .

Trofe dhe   mirënjohje të Festivalit   iu ndanë  SHKA ,,Tradita,,  për  këngën tradicionale  të Anës së Malit  e  interpretuar  në   kuadër   të dasmës  dhe e  interpretuar  aq bukur   nga Egzona  Salaj e cila  u lancua  me cmim të parë.

Juria  profesionale e Festivalit   vlerësoi  me motivacion për  ruajtjen  e  folklorit  në   trevën e  Krajës  Nexhmije  Popin dhe  Fadil  Velaj  ,ndërkohë  që  programi  i prezantuar   nga Shqiptarët e Malit të  Zi ,  i takoi  vendi i tretë   në Festivalin  folklorik  të  Gjirokastrës

Festivali me emrin e  bukur ,,Argjiro Fest -on,,tregoi  se  është  festa më e bukur  e bukurisë mbarëshqiptare  e në këtë festë shkëlqyen  të rinjtë  tanë.

Në ditët në   vijim  është  lënë  një takim  në kabinetin e Kryetarit  Gjeka me perfaqësuesit e  të tre  shoqatave  që morën pjesë në Festival  , dhe  me  ata  që u lancuan me  cmime. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë