Të martën me 09.06.2015 në Biblioteken e Ulqinit do të mbahet „GARA E LEXIMIT NË GJUHEN GJERMANE”

Shkolla fillore „Marshal Tito“ nga Ulqini, si dhe shkollat fillore „Vuk Karaxhiq“ dhe „Vukashin Radunoviq“ nga Berana marrin pjesë në „Garën Mbarëballkanike të Leximit në Gjuhën Gjermane“.

Në raundin e parë janë zgjedhur Fituesit e Shkollave.

Të martën, më 9 qershor do të mbahet raundi i dytë, për të zgjedhur fituesin/fituesen nga Mali i Zi.

Fituesi gjegj. fituesja do të shkojë në tetor në Beograd për raundin final, ku ai/ajo do të konkurrojë me kandidatët nga të gjitha shtetet ballkanike.

Gara organizohet dhe financohet nga Agjencia Qendrore Gjermane për Arsimin Jashtë Shtetit, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi ka sjellë mësimdhënës gjermanë në Mal të Zi, në shkollat fillore dhe gjimnazet e Ulqinit dhe Beranes, ku edhe mund të merret Diploma e Gjuhës Gjermane.

Ne, mësimdhënësit gjermanë dhe malazias të gjuhës gjermane, i urojmë çdo të mirë Kampionëve tanë Gjermanë!

Po ashtu urojmë që në të ardhmen të kemi edhe më shumë Kampionë Gjermanë dhe për këtë arsye po shfrytëzojmë rastin t’i bëjmë pakëz reklamë lëndës së gjuhës gjermane dhe Diplomës së Gjuhës Gjermane.

Armin Schurr

Konsulent gjerman për gjuhën gjermane si gjuhë të huaj në Mal të Zi

(informacione më të hollësishme në faqen e Ambasadës Gjermane:

http://www.podgorica.diplo.de/Vertretung/podgorica/de/06/Deutsches__Sprachdiplom.html

http://www.podgorica.diplo.de/Vertretung/podgorica/mne/06/Deutsches__Sprachdiplom.html)

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë