Nënshkruhet Memorandumi për  ndërtimin dhe paisjen e objektit shkollorë në Sukobinë –IP SHF,, Bedri Elezaga ,,në Ulqin

Sot, në kabinetin e Kryetarit   të Komunës  Z. Fatmir Gjeka  u nënshkrua  Memorandumi  me Ministrinë  e arsimit , Drejtorinë  për  punë  publike  dhe disporës  tonë  në  ShBA  për ndërtimin e objektit shkollor  në Sukobinë  që   funksionin  në  kuadër   të IP.SHF ,,Bedri Elezaga ,,

Me  këtë , merr udhë  zgjidhjeje një  projekt  i kahmotshëm  i cili  do të  jetësohet falë  komunës , disporës  tonë  dhe Ministrise së arsimit ,ndërkohë  që  punimet do  ti  kryej Drejtoria  për  punë  publike.  

Në emër të  komunës Memorandumin e nënshkroi , Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka , në emër të Ministrisë, Ministri Predrag Boshkoviq, Drejtoria  për  punë publike  përfaqësohej nga  ndihmës drejtori Radovan Gjurashkoviq , ndërsa  në emër të disporës  tonë  në  SHBA  firmosi   aktivisti i njohur Caf Boga.

Ky projekt  është  i rëndë  mbi 230 mijë euro dhe është punuar  nga Agjencia për ndërtim dhe  zhvillim , ndërkohe që  mbetet  që Komuna  në  një afat sa më  të shpejtë të  bëjë  shpalljen e tenderit  e  më pas  të  fillohet  me  ndërtimin e objektit.

Ndërtimi i kësaj  shkolle  ka  një rëndësi dhe simbolikë  të  madhe, jo vetëm  që  do  të  përmirësojë dukshëm  kushtet   për  vijimin e  mësimit , por  njëherit  shënon dhe   bashkëpunimin  institucional  me  disporën  tonë.

Në   takimin e sotëm  u trajtuan edhe   cështje  të  tjera  me  interes  për  qytetin tonë.

Më pas  të gjithë  u nisën në drejtim të Sukubinës  për të parë  vendin se ku  do  të   ndërtohet  objekti i ri  shkollor. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë