Forcimi i kapaciteteve për menaxhim të trashëgimisë kulturore

Në organizim të  Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës së Polonisë në Mal të Zi, në hotelin “Pallatin  Venezia “ u mbajt seminari ‘’Forcimi i kapaciteteve për menaxhim të trashëgimisë kulturore me qëllim të ruajtjes dhe promocionit të trashëgimisë kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit’’. Në emër të Komunës së Ulqinit, të pranishmit i përshëndeti  nënkryetari Ardijan Mavriq i cili u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndermjet  Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës së Polonisë në implementimim e projekteve të përbashkëta. Ai shtoi që tema e cila do të trajtohet ka një rëndësi të veçantë dhe se Komuna e Ulqinit gjithmonë do të përkrahe iniciativat e ketij lloji.  Pawel Lacki përshëndeti pjesëmarrësit në emër të Ambasadës së Polonisë në Mal të Zi duke shprehur gaditshmërinë për të përkrahur projektet e Komunës së Ulqinit.

Të ftuarit patën rast të degjonin prezantimin e zëvendësministres së kulturës të Malit të Zi Lidija Ljesar e cila ka folur për rëndësinë e qyteteve të vjetra për trashëgimin kulturore, duke e potencuar  rëndësinë e Kalasë se Ulqinit dhe intergrimin e saj në UNESCO.

Samir Hoxha nga Qendra rajonale për trashëgimi kulturore nga Kosova foli për përvojat e qytetit të Prizrenit në ruatjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të këtij vendi.

Ilir Çapuni, ligjerues  në Universitetin Epoka në Shqipëri foli për përvojat e Shqipërisë në këtë fushë.Nderkaq profesori nga Universiteti i Varshavës, Pioter Dicek, të pranishmit i njoftoi për rastet e valorizmit të trashëgimisë kulturore në shërbim të turizmit në Poloni.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë