Zyrtarët komunal presin personalitetet shqiptare

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ,Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dhe bashkëpunëtorët e tjerë  pritën në një takim  Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Z Ilir Meta, Ministren e kulturës Z Mirela Kumbaro Furxhi, deputetë dhe personalitete të tjerë  nga shqipëria  të cilët   kanë ardhur në Ulqin  për të përcjellur aktivitetet  e shumta që  organizohen me rastin e Panairit  të librit Ulqini 2015.

Mysafirët fillimisht shprehën  vlerësimet e tyre të larta  për  aktivitetin kulturor sic është Panairi   i cili tashmë shënon  përvjetorin e   tij të 15.

Në takim u prekën cështje me  interes për  shqiptarët  në Mal të Zi  sic  është  arsimi, kultura ,zgjerimi i pikës kufitare në Sukubinë -Muriqan  etj ku pala shqiptare  u shpreh e gatshme që  të ndihmojë në   realizimin e tyre.

Tashmë  edhe njëherë u përsërit  që  në shtator filloristët tanë  do të  kenë në duar abetaren kombëtare  dhe atë dhuratë nga shteti  shqiptar.Po ashtu Ministria e kulturës e Shqipërise në një   të ardhme sa më të shpejtë  do të nënshkruaj  Marëveshtje  me  Këshillin  Nacional Shqiptar  në Mal të Zi   rreth  përmbajtjeve kulturore   që do të barteshin  këtu.

 Ministrja Kumbaro  tha se  qëllimi  ynë është rinia  dhe  aktivitetet kulturore  duhet të jenë gjatë tërë vitit.

Kryetari i Parlamentit  të  Shqipërise Ilir Meta  u interesua  për  planet dhe  synimet që ka komuna kur është në  pyetje zhvillimi i qytetit për cgjë detalisht u informua  nga Kryetari Gjeka dhe Kryetari i Parlametit të Ulqinit Fuad Haxhibeti.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë