Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovëe  do të ndihmojë arsimin shqip  në Mal  të Zi

Kryetari  i Komunës së  Ulqinit  Fatmir Gjeka, Kryetari  i Kuvendit Fuad  Haxhibeti  dhe bashkëpunëtorët  pritën  Ministrin  e Arsimit SHkencës   dhe Teknologjisë  së Republikës së Kosovës  Prof Dr.Arsim  Bajramin  dhe zyrtarët  që  e shoqërojnë.
Duke  i uruar mirëseardhje  Kryetari   Gjeka  u ndal tek  problemet që e  përcjellin arsimin shqip  në Mal të Zi. Nga ana   tjetër Ministri  Bajrami , duke  vlerësuar takimin me  homologun e tij malazez  Predrag Boshkoviq, paralajmëroi  në  muajin tetor nënshkrimin e marëveshtjes  së  bashkëpunimit me palën malazeze  e ku  arsimit   shqip do  ti kushtohet  vëmendje e vecantë. Ai  , tha se  Kosova  është e gatshme që  të ndihmojë jo vetëm me tekste  që  nga abetarja  dhe  lektyra shkollore, por edhe  me ekipe ekspertësh  që do të kyceshin  në trupat punues  të  hartimit të  teksteve  të  historisë, gjuhës dhe letërsisë, artit  muzikorë  etj, Po ashtu  Kosova nënvizoi Bajrami   është e interesuar që asnjë studentë nga Mali i Zi  mos të mbesë  pa  u rregjistruar,  vetëm këtë  vit  në Universitetet e Kosovës  në  afatin e parë  janë rregjistruar 100 studentë , ku në mjeksi  janë   lejuar 15 kuota.
 Ne do të pranojme studentë  nga Mali i Zi  edhe në afatin e gushtit,  por mbetet që  lista  të  jetë e përbashkët nga të  gjithë subjektet  shqiptare  që  veprojnë në Mal   të  Zi.
 Ai , preku po ashtu   cështjen e liberalizimit  të nostifikimit të diplomave  për  cgjë   është dakorduar me Ministrin Boshkoviq , por edhe për  rregjistrimin  e studenteve tanë   për  studimet Master dhe Doktoranturat.
Kosova  është e gatshmenënvizoi Ministri  që  të ndihmojë  edhe në aspektin e  trajnimeve  të mësimdhënësve me metodat bashkohore  evropiane.   Kjo gjë bëet  në  kuadër të integrimeve  rajonale  
Pakicat  ndërmjet   dy shteteve duhet të jenë   ura  bashkëpunimi  u tha në  takim.
Ministri Arsim Bajrami  i shoqëruar  nga  i Ngarkuari  me  Punë  në Ambasadën e Kosovës në Podgoricë  Srgjan  Sentiq  dhe  zyrtarë të tjerë  vazhduan takimin  ndaras  me përfaqesuesit  e Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi, ndërkohë që   pritet   takimi  përmbyllës  i vizitës  me  përfaqësuesit e subjekteve  politike shqiptare.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë