Më 12 tetor nisin  punimet  në  ndërtimin  e shkollës në Sukubinë

Sot, në kabinetin e  Kryetarit të Komunës së Ulqinit u nënshkrua kontrata me përfaqësuesit e konzorciumit Artek&Ing- Invest nga Podgorica që janë përzgjedhur në  tender për ndërtimin e shkollës në Sukubinë. Në ceremoninë e rastit krahas zyrtarëve të  pushtetit vendorë  ishin dhe   përfaqësues të diasporës tonë  në SHBA.

Shkolla e  re do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 450 metra katrorë, do  të  ketë katër  klasë të  pajisura me  të gjitha mjetet e nevojshme. Po ashtu  do të  instalohet sistemi i ngrohjes dhe  i ftohjes. Ky investim i rëndë  rreth 300 mijë euro, është i pari i këtij lloji që do të realizohet falë  bashkëpunimit trilateral të Komunës, Ministrisë së Arsimit dhe dijasporës tonë në SHBA. Afati  i përfundimit të këtij projekti është 12 muaj.

Kryetari Gjeka, duke  përshëndetur të pranishmit tha se ndërtimi i këtij objekti është imperativ i kohës që të sigurojmë një shkollë të re moderne që do të jetë në funksion dhe  në shërbim të   nxënësve dhe  personelit arsimorë. Ai edhe me këtë rast i shprehu mirënjohje diasporës dhe Ministrisë së Arsimit.

Në emër të Konzorciumit foli drejtori ekzekutiv Marko Pavliceviq i cili premtoi se kontrata do të  realizohet në tërësi dhe para afatit të paraparë, ndërkohë që në emer të diasporës përshendeti z.Cafo  Boga.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë