Vizitë në  Ministrinë  e   Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë së Kosovës

Një delegacion i Komunës tonë   i kryesuar  nga Kryetari Fatmir Gjeka  ka udhëtuar në Prishtinë ku  do të   takohet me Ministrin  e Arsimit ,Shkencës  dhe Teknologjisë së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami.Z. Gjeka ,  do  ti  kërkojë Ministrit  që  brenda mundësive  ti dalë  në ndihmë disa  studentëeve tanë të cilët kanë   mbetur pa u rregjistruar  në disa  degë  ku interesimi ka qenë shumë i madh dhe numri i kuotave  i  vogël. Merret vesht se  do të insistohet  për  ata nxënës të  cilët  ndër vite  janë  klasifikuar  me  performancë dhe  rezultate  të shkëlqyera e që e meritojnë   të  jenë  pjesë e këtyre  fakulteteve. Krahas  kësaj  do  të  diskutohen  dhe  ceshtje të tjera  me interes  për   shkollën shqipe  në Mal të Zi e,  ku  nga Ministria e Arsimit të Kosovës  është   premtuar   mbështetje e  plotë. Ndërkaq  në agjendën e vizitës  janë  dhe disa takime  me  zyrtarë  të   fushave  të ndryshme.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë