Zyrtarë të Komunës së Ulqinit u takuan me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nga Kuvendi i Kosovës

Në Mal të Zi po qëndrojnë për vizitë zyrtare anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryetarja dr. Flora Brovina.

Delegacioni vizitën e filloi në Komunën tonë ku u takua me Kryetarin Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Z. Gjeka duke i dëshiruar mirëseardhje në Ulqin, foli për marëdhëniet tradicionale që Ulqini dhe shqiptarët në Mal të Zi kanë me Kosovën. Ai u ndal në ndihmesën që ka dhënë dhe po jep Kosova në shkollimin e të rinjve tanë, veçoi vizitat tradicionale të mysafirëve kosovarë në bregdetin e Ulqinit, foli për lidhjet e bizneseve si dhe për çështje të tjera  të rëndësishme nga fusha e shëndetësisë dhe mirëqënies sociale.

Ndërkaq  z.nj Brovina tha se qëllimi i vizitës në Mal të Zi është shkëmbimi i përvojave dhe sforcimi i marëdhënieve të Kosovës dhe Malit të Zi, në fushën e shëndetësisë, legjislacionit dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Por, ne dëshirojmë të njihemi më për sëafrmi dhe me problemet e shqiptarëve në Mal të Zi tha ajo. Në këtë kontekst ajo u interesua për çështjen e maternitetit tonë, për kuadrot nga fusha e mjeksisë, për punëtorët që kanë punuar me vite në Kosovë por që ende ata vite shërbimi nuk po i njihen, insistoi në zhvillimin më të hovshëm të turizmit mjeksorë në Ulqin, ku siç tha komisioni ynë mund të lobojë në kuadër të nismave të bashkëpunimit regjional etj.

Palët u dakorduan që takime të këtij lloji janë në interes të përbashkët, andaj ata duhet shpeshtuar dhe çështjet e ngritura të marrin rrugën e zgjidhjes. Në takim mungonin pjestarët e tri partive opozitare të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosja, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nismës për Kosovën, të cilat njëherit kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Z.nj Brovina tha se në momentin kur Kosovës i janë hapur rrugët për pranim në UNESCO, për MSA-në për liberalizimin e vizave duhet dialoguar dhe të gjindet gjuha e mirëkuptimit për problemet që na preokupojnë.

Delegacioni nga Kosova në përbërje të të cilit ishte dhe Ambasadori Sentiq, vazhdoi takimet me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe me një vizitë në maternitetin e qytetit, ndërkaq nesër ata në Podgoricë do të kenë një sërë takimesh me zyrtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe atij për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe një takim është rezervuar edhe me deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi.

Vizita do të përmbyllet me një vizitën në Komunën urbane të Tuzit.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë