Përfaqësuesit e NP  „Të Mirat Detare" qëndruan në vizitë zyrtare në Ulqin

Drejtori i këtij kolektivi Mihailo Gjuroviq dhe bashkëpunëtorët e tij që këto ditë po vizitojnë komunat bregdetare u pritën nga kryetari Fatmir Gjeka, kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti,  drejtoresha e Organizatës Turistike dhe sekretarët e sekretariatëve të Komunës.

Ata bashkarisht shqyrtuan investimet që ka berë kjo ndërmarrje gjatë këtij viti në Ulqin dhe ata  që parashihen të realizohen në vitin e ardhëshëm.

Ishte  konstatim i përgjitshëm që bashkëpunimi me këtë ndërmarrje në dy vitet e fundit ka shënuar një avansim, ndërkohë që mbetet ende shumë për të bërë.

Sipas përfaqësuesve të NP „Të Mirat Detare“ këtë vit në Komunën e Ulqinit është planifikuar të mblidhen 900.000 euro e kjo shifër u tha se ështe tejkaluar në 914.000 euro.

Nga këto mjete gjysma i takon komunës.

Të pranishmit detalisht shqyrtuan, projektet që është dashtur të realizohen gjatë këtij viti nga ndërmarrja në fjalë.

U pa që pjesa më e madhe e tyre janë realizuar, ndërkohe që disa kanë mbetur ende pa u kryer, siç është muri nga ish hoteli ''Jadran''  përgjatë pyllit të pishave deri tek hoteli „Albatros“ dhe ndonjë projekt tjetër.

Ndërkohë përfaqësuesit e Komunës shprehën shqetësimin e tyre për disa çështje.

Ata kërkuan kyçjen në projekte të përfaqësuesve tanë, respektivisht besimin e punëve Agjencisë përkatëse që funksionon në kuadër të Komunës, kërkuan revitalizimin cilësorë të pyllit të pishave  ku do të kyçej ndërmarrjes komunale të pastrimit, por dhe çështje të tjera me interes të  përgjithshëm për Komunën e Ulqinit.

Pas diskutimeve konstruktive u la që në vitin e ardhshëm, nga mjetet që do të siguroheshin nga  pronarët e 37 plazheve që  jepen me qira në Komunën tonë nga 338 objekte të përkohëshme dhe ata në Ujdhesën Ada të investohen në molen e madhe të qytetit, nje projekt i rëndë rreth 750 mijë euro, në ngritjen e një staze nga hoteli Albatros deri në Gjerana, bashkarisht me ndërmarrjen për çështje komunale të  hartohet projekti për revitalizimin e pyllit të pishave, të rregulohet parku në  plazhin e vogël, respektivisht në afërsi të kompanisë Hollegro, por dhe disa projekte në  infrastrukturë.

Të gjitha këto do të zënë vend në programin final i cili pritet të  jetë gati deri në fund të vitit.

Të pranishmit prekën dhe çështjen e dislokimit të qytetarëve nga barakat e dikurshme të hotelit  -„Jadran“ në ndërtesën e re, për të cilën Komuna dhe NP „Të Mirat Detare“ kanë ndarë mjete të konsiderueshme. Lidhur me të gjithë proceduren pasuese pritet të nënshkruhet një aneks  marrëveshje midis dy palëve. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë