Aktivitete  për fillimin  sa më  të shpejtë  të  punimeve   nga  kredia  e Bankës  gjermane KFW

Në  kabinetin e Kryetarit  të Ulqinit  Fatmir  Gjeka  sot  u organizua takimi  ndërmjet  zyrtarëve komunal ,  përfaqësuesve  të N.P ,, Ujsjellës dhe  kanalizim ,, nga njëra anë dhe  përfaqësuesit   të Vodakomit  dhe  shtëpisë   konsultuese  gjermane   Sahsen wasser Z.  Richard Pope  nga ana  tjetër.  Të pranishmit  folën  për  ecurinë  e  aktiviteteve  që  janë  bërë, duke  vecuar   instalimin  e  programit  kompjuterik në  ndermarrjen - ujselles dhe kanalizim   i cili  ndër të tjera  do të  përmirësojë dhe  vjeljen e mjeteve  nga  konsumatorët, krahas kësaj   është  duke  u bërë   dhe aftësimi i  personelit . Pagesat  u tha,  se  janë  rritur në masën   dhjetë  perqind e  se   cmimi i ujit  nuk duhet korrigjuar  Edhe  sot   u fol  për  zvogëlimin e numrit të  punëtorëve në ndërmarrje dhe  u tha ,që  deri tani janë paraqitur  njëmbëdhjetë  punëtorë  që   të  lënë  me dëshirë  vendin e punës, kuptohet  me  kompensim. Mbetet që  në  një  afat  sa më të shkurtër   në Kuvend  të  miratohen  vendimet   rreth  transformimit të  ndërmarrjes  në  fjalë , ndërkohë që  edhe komuna  duhet  të   shlyej  obligimet që  ka  ndaj  ndërmarrjes .Palët, njëzëri   u dakorduan që  ne  janar të  vitit të ardhëshëm  të fillojë  hartimi i  projektit  kryesore  , një projekt  i shumpritur  prej  vitesh dhe dekadash, që njëherë  e  përgjithmonë  do të përmiresonte   problemet   në  ujsellës dhe kanalizim   në komunën tonë dhe do   ti hapte rrugën dhe investimeve te tjera.  

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Në Ulqin nisën Lojrat Olimpike Ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara

Në Ulqin nisën Lojrat Olimpike Ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara

Në palestrën e shkollës fillore Marshall Tito, nisën Lojrat Olimpike ndërkombëtare për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuar. Në këtë takim ishin të ftuar zyrtarë republikan,  Kryetarja e Kuvendit ...

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ulqinit dhe Hanit të Elezit

Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes Ulqinit dhe Hanit të Elezit

Një delegacion i Komunës nga Hani i Elezit kryesuar nga Kryetari Mehmet Ballazhi qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin. Ata u pritën nga Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u diskutuan përvojat ...

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi mbi transformimin digjital të vetëqeverisjes lokale

Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi mbi transformimin digjital të vetëqeverisjes lokale

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, konkretisht znj. Nina Blazhiq, ushtruese detyre e drejtoreshës së Drejtorisë ...

Deklaratë për media lidhur me investimin e paralajmëruar në Plazhin e Madh

Deklaratë për media lidhur me investimin e paralajmëruar në Plazhin e Madh

Të nderuar të pranishëm, Përfaqësues të medjave,  Ju përshëndes dhe ju falenderoj që jeni përgjigjur ftesës tonë. Ju, jeni ata që më përsëafrmi gjatë këtyre javëve keni përcjellur dhe ...

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Hapet zyrtarisht stadiumi i rinovuar "Olympic"

Të nderuar qytetarë, Të dashur dashamirës të sportit, Ndihem jashtëzakonisht krenar që një ëndërr brezash, me përkushtim të madh, qasje serioze dhe mbështetjen e partnerëve, po bëhet realitet. Me këtë, po hapim ...

Në kuadër të projektit GIFTSnet, në Shas u mbajt manifestimi Nata e kështjellave-Goes green

Në kuadër të projektit GIFTSnet, në Shas u mbajt manifestimi Nata e kështjellave-Goes green

Në Ulqin është shënuar Dita e Evropës - 9 maji me programin kulturor të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, të cilin Komuna e Ulqinit e realizoi përmes projektit GIFTSnet të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë