Gëzuar festën - Ulqin i dashur!

Në Pallatin e kulturës në prani të një numri të madh të strukturave udhëheqëse komunale, mysafirëve dhe të ftuar ku ishin Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, ambasadorë, kryetar të  komunave, përfaqësues të bashkësive fetarë, kryetarë të partive politike, deputetë, këshilltarë  dhe të ftuar të tjerë, u mbajt program solemn me rastin e Ditës së Ulqinit. Të pranishmit i përshëndetën kryetari i Kuvendit Z. Loro Nrekiqi dhe kryetari i komunës Z Nazif Cungu.

Numri një i Ulqinit tha se ky qytet gjatë historisë së tij shekullore ka qenë dhe  ka mbetur vend multietnik, multifetar dhe ka shërbyer si model i tolerancës, gjuhës së mirëkuptimit dhe vend i qetësisë dhe njerëzve që dijnë të rrespektojnë njëri tjetrin. Duke folur për sfidat që presin udheheqësinë e re  Z.Cungu tha se në ditët në vijim do të intensifikohen punët në konsolidimin e  financave të Komunës, në aprovimin e planeve dhe në përgatitjen e sezonit turistik . Poashtu ai nënvizoi se prioritet do të jetë dhe ruajtja e ambientit. Duke llogaritur në përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi, Z.Cungu nënvizoi se  kontributin më të madh mund ta japin qytetarët e Ulqinit, nëse interesin e qytetit e kanë në vend të parë.

Më pas u dha një koncert nga orkestra sinfonike e të rinjve nga Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa sopranot Gjylie Pelinku dhe Zorana Llatkoviq interpretuan  mjeshtërisht disa këngë.

Me rastin e Ditës së Ulqinit, kryetarin e Ulqinit Nazif Cungun dhe kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiqin, dhe qytetarët e Ulqinit i kanë uruar personalitetet  më të larta shtetërore, kabineti qeveritar, personalitete të shumta të artit, shkencës dhe kulturës.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë