Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu , nënkryetarët H. Gjoni e Vaso Radoviq dhe Drejtoresha  e OT Zana Sarvan organizuan sot një Konferencë me gazetarë ku në  fokus  ishte pjesëmarrja  e  përfaqësuesve tanë  në Panairin Travel- Fair i cili u organizua  në Prishtinë më 21 dhe 22 prill.

Kryetari Cungu, vlerësoi  lartë  organizimin dhe pjesëmarrjen  dinjitoze të  përfaqësuesve tanë  me  crast ai i shprehu falenderime  të  gjithë subjekteve për angazhimin e tyre dhe  prezantimin në këtë aktivitet turistik.

Cungu u ndal në prezantimet e realizuara në masmedia, në konferencën  me gazetarë në interesimet e gazetarëve dhe  detyrat që dalin para të gjithë subjekteve.  Numri një i Ulqinit  është tejet optimist  dhe  medon që  sezoni turistik i këtij  viti do të jete rekord. Andaj ne  te gjithë duhet të jemi të angazhuar në  këtë drejtim. Testi  i parë  i  yni tha kryetari Cungu janë ditët e para  të fillim majit e ne kete test  duhet ta japim me sukses.  Cungu  me pas  u pergjigj   ne pyetjet e gazetareve. Ne  vayhdim sjellim  tekstin integral   nga  Konferenca .

 Panairi i turizmit - Travel Fair 2016 në  Prishtinë  për dallim nga vitet e kaluara që është mbajtur  në mes të muajit maj, ketë  vit u organizua  më 21 dhe 22 prill në  Pallatin e rinisë.

Organizimi ishte  në nivel të lartë dhe stenda e Malit te Zi ka qenë më e vizituara nga të gjitha stendat si nga vizitorët e thjeshtë , edhe nga përfaqsuesit e agjensive por dhe nga përfaqesuesit e mediave.

Organizatorët,e Panairit,Ulqinit i kanë  dhënë  përparsi dhe së bashku me Ministrinë e arsimit dhe Ministren e tregetisë dhe industrisë na është besuar hapja solemne e Panairit.

Paniari ka qenë më mirë I organizuar  se vitin e kaluar,ka pasur  shumë më tepër vizitorë .Edhe  mediatikisht  ka qëne  shumë  mire  I përcjellur.

Eshtë  me rëndësi që  këtë  viti ky Panair është organizuar  në  prill e jo ne maj,për këtë arësye edhe suksesi ka qenë  më i madh dhe ftesa për të na vizituar për festat e një majit ka shkua në kohë.

Pecjelljen e këtij Panairi e kane bërë pothuajse të gjithë mediat kryesor të Kosovës dhe ne  përvec që jemi drejtuar në hapje të Panairit mediave dhe vizitoreve kemi organizuar  edhe një  konferencë  për media  që ka qenë  shumë  e sukseshme dhe në disa televizione kemi marrë  pjesë  në  emisione  të drejtëpërdrejta. .

Prej Malit të Zi këtë vit kanë  marr pjesë edhe përfaqesuesit e Organizatës turistike të Kotorrit dhe  ata  të Tivatit.

Ne kemi qene,si delegacion,shume mire  të përcjellun dhe të respektuar prej niveleve shtetrore dhe lokale të  Kosoves. Prej zyrtarëve të  lartë I  është  bërë  thirje qytetarëve të  Kosovës që të vizitojnë  Ulqinin.

Me bindje mund të konstatojmë se Ulqini  këtë  vit do të  jetë  vendi më i vizituar prej turistëve kosovar.

Para se kemi shkuar në Panair,ne  kemi organizuar  nje takim Në komunë ,me  afaristët  tanë  dhe këtë   Konferencë  e kemi organizuar që  ti   bejmë  ftesë  edhe njëherë  të gjithë  pjesëmarrësve që  marrin pjesë në formimin e  ofertës turistike në Ulqin,që  të jenë të kujdesshëm dhe ti përfundojnë  përgaditjet pasi  të gjitha paralajmërimet flasim se mund të  presim një  sezonë shumë  të mirë.

Fillimi I sezonit për festat e muajit maj, duhet të jetë  shumë  i vrullshëm dhe përshtypjet e para duhet të jenë garanci për një mirëvajtje për të gjithë sezonën.

Dua të  shfrytezoj rastin  e të  falenderoj të  gjithë  afaristet e Ulqinit si dhe ata  të Prishtinës që  aktivitetet i kane te lidhura më 1 maj, sepse edhe ato kan dhënë  kontributin,që  s bashku me Organizaten turistike të  bëjnë  që ky prezentim të jetë në këtë nivel. Ato jane perfaqsuesit e,,Rivierës së Ulqinit,, Hotelit ,,Otrant,, ,,Mediteran,, Hotelit,, Albatros,, Hotelit ,,Llolla,,, Hotelit,, Riva,, Hotelit ,,Cruiser,,,Vilës,, Eneida,  Clubit ,Bambu,,, Copacabanës etj.

Shpresoi se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe aktivitet tona që kanë të bëjnë me përgatitjet për sezonen  turistike dalëngadalë  të përfundohen.

Problemet akute që I kemi në Ulqin do të përpiqemi që ti  eliminojmë  ose ti  zbusim me kohë.

Ne do të organizoimë edhe disa takime   me afariste,hotelierë pronarë restorantesh ,plazhistë ,përfaqesues të bashkësive lokale,OJQ-ve ,etj. Që  të  gjithë duhet  të japin kontributin e tyre  që  sezona  turistike  të  shkojë  në  drejtimin  e duhur.

Ulqin,25.04.2016.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë