Noel Malcolm takohet me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu

Kryetari i komunës Nazif Cungu priti në kabinetin e tij historianin dhe poliglotin e njohur anglez Noel Malcolm, autorin e librit ”Agjentët perandorakë” dhe presidenten e shtëpisë botuese “Dudaj”

Duke përgëzuar autorin për librin e tij që sjell historitë e ndërthurura të  dy familjeve shqiptare nga qyteti ynë, ai e njoftoi mysafirin me të kaluarën e Ulqinit, por edhe me të tashmen. Uroj tha më tej Cungu që  një libër i këtyre përmasave i vlerësuar nga kritika të jetë pjesë e programeve mësimore për të rinjtë dhe studentët tanë.

Vepra “Agjentët perandorakë” mbulon një periudhë jetike të historisë  së mesdheut dhe asaj evropiane. Kryetari Cungu, e shoqëroi autorin edhe në ambientet e hotelit Otrant ku u bë promovimi i kësaj vepre.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë