Përfaqësuesit e elektroekonomisë takohen me zyrtarët komunal

Përfaqësuesit e Elektroekonomisë së Malit të Zi në përbërje Sasha Millovanoviq, drejtor i Rajonit 4, ku përfshihet edhe qyteti ynë, me bashkëpunëtorë u takuan me zyrtarët komunal, kryetarin Cungu, kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Tema e takimit kishte të bënte me furnizimin e qytetit tonë me energji elektrike gjatë sezonit turistik. Ata njoftuan zyrtarët komunal për investimin që kjo kompani planifikon të investojë deri ne fillim të sezonit turistik e që do të  përmirësojë furnizimin me energji elektrike në disa zona të qytetit. Ata ngritën shqetësimin si pengesë në investim sipas tyre janë çështjet e pazgjidhura pronësore dhe në këtë drejtim kërkuan ndihmë nga autoritet komunale.

Po ashtu theksuan që kur punohet në plane të jenë të kyçur edhe  njohësit e çështjeve të Elektroekonomisë më qëllim që instalimet e aparaturave të zënë vend në hapësirat e komunës e jo nëpër pronat  private.

Në këtë aspekt drejtori Millovanoviq ceku dhe rëndësinë e instalimit të një trafostacioni në fushën e Ulqinit. Në planet afatgjate të Elektroekonomisë është dhe objekti i trafostacionit “Ulqini i Ri” e me këtë sipas tyre do të evitohen dhe një sërë problemesh në furnizim.

Nga ana tjetër zyrtarët e komunës edhe këtë rradhë shprehën gatishmërinë e tyre që ti dalin në ndihme Elektroekonomise dhe se janë  të gatshëm për çdo formë bashkëpunimi kur dihet se kemi të bëjmë  me një sektor të rëndësie të veçantë në këtë drejtim do të caktohet person i veçantë i komunës që do të komunikojë me Elektroekonominë në çdo kohë dhe kur është e nevojshme.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë