Komuna e Ulqinit dhe ajo e Prishtinës  do të shkëmbejnë  bashkëpunim në fusha të ndryshme

Një delegacion i Komunës së Prishtinës  me në  krye Kryetarin e Komunës ,Shpend Ahmeti vizitoi   Ulqinin  dhe u prit  nga Kryetari  Nazif Cungu, Kryetari i Kuvendit  Loro Ndrekiqi dhe bashkëpunëtorë të  tjerë. Gjatë takimit  miqësorë , të dy kryetarët  potencuan  se  Ulqini dhe Prishtina   përherë  kanë  pasur  lidhje  fisnore, emocionale dhe  lidhje të  tjera  andaj  është koha që  të fillojmë bashkëpunimin tonë  me hapa konkret , pasi  të dy qytetet  edhepërkundrejte  teritorit dhe  numrit te  banorëve kanë  se  cfarë   te shkëmbejnë. Në  takim u prekën shumë  fusha  ku komuna  jonë mund  të  përfitojë  nga praktika e Prishtinës.Përsa i përket  cështjeve të  urbanizmit, legalizimit , parcelizimit etj,  u la qe   fillimisht nje  delegacion   i  yni të   vizitojë  Drejtorine e   urbanizmit  në Prishtine e  te njoftohen konkretisht me  zhvilimin e punes  dhe modernizimin e atjeshëm  e  me pas eksperte te   kesaj  Drejtorie  te  vijnë  në  Ulqin  e  të propozojne  masa konkrete   për   problemet që  paraqiten  në terren tek ne.Mysafirët  nga  Prishtina shprehën gadishmëri që  të na ndihmojnë  Ulqinin , edhe në  përvojat që kajnë  në  të  ashtuquajturat  shkollat profesionale që  të  rinjve  u mundësojnë  punësim  më  të shpejtë. Krahas  kesaj  u fol dhe per  shkëmbimin e pervojave  ne  zhvillimin ekonomik , vecmas  kjo  temë  u  bë  objekt shqyrtimi    me   perfaqesuesit e biznesit, nderkohe qe Komuna e Prishtines eshtë e gatshme që  të ndihmoje dhe ne  realizimin e projekteve  të  përbashkëta. Në konferencen e përbashkët  me gazetarë nikoqiri Cungu  dhe homologu i tij Ahmeti  vleresuan lartë takimin dhe  premtuan se takime të   ketij lloji do të  jenë gjithnje e më  të shpeshta.  

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë