Paralajmërohen masa rigoroze për vjeljen e taksave dhe tatimeve

Duke filluar nga dita e hënë dy ekipe të përbëra nga përfaqësuesi i Sekretariatit  për buxhet  dhe  financa, ai i Policisë  komunale  dhe  përfaqësuesi i N.P ,,Veprimtaritë komunale  do  të dalin në terren  dhe shtëpi më shtëpi do  të kontrollojnë  shlyerjen e tatimeve, taksave dhe huazimet që  konsumatorët kanë ndaj ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, Ky  akcion do të  vazhdojë  gjatë tërë sezonës turistike dhe ka  për qëllim grumbullimin më  cilësorë  të   taksave dhe  obligimeve që kanë qytetarët ndaj komunës dhe ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, Kryetari  Cungu angazhohet  për transparencë të  përgjithshme dhe masa që janë  konformë normave ligjore. E tërë  puna e inspektorëve në terren do të mbikqyret  detalisht  nga Sekretarët e sekretariateve, nënkryetarët dhe nga ana e Kryetarit të komunës.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë