Kryetari Cungu takohet me përfaqësuesit e Shoqatave bujqësore

Kryetari I Ulqinit Z .Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me përfaqësuesit  e Shoqatave  të prodhuesve  bujqësorë që veprojnë në komunën e Ulqinit.

Zyrtarët komunalë me vëmëndje përcollën  diskutimet për veprimtaritë e prodhuesve , por dhe  vështirësitë me të cilat përballen ata gjatë  procesit të prodhimit, shitjes etj. Kryetari Cungu tha se  komuna  është e gatshme që të ndihmojë   prodhuesit  bujqësorë , qoftë  financiarisht apo  nepërmes koordinimit të punëve . Në takim u tha se  do të ishte e udhës  të përpilohet një  agrobuxhet lokal  i cili do ti dedikohej pikërisht prodhuesve.Mbetet që ata  në  kuadër të SHoqatave të tyre të komunikojnë  me  anëtarët  e të  parashtrojnë problemet e tyre dhe me ta të njoftojnë Sekretariatin për  ceshtje ekonomike.  U ra dakort që në vjeshtë në qytetin tonë të organizohet Panairi i prodhimeve bujqësore , por edhe ajo, që prodhuesit tanë të marrin pjesë në Panairet jashta vendit me qëllim  prezantimit të prodhimeve të tyre  dhe të të shkëmbejnë përvojat me prodhuesit e regjionit e më gjërë.

Poashtu u diskutua për mundesine e formimit të një brendi me te cilin produktet nga Komuna jone do të jenë të njohura në tregun e gjërë.

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë