Kryetari Cungu priti iniciatoret per mbylljen e kanalit te Krypores

Kryetari I Komunës Nazif Cungu  me bashkëpunëtorë  u takuan me qytetarë  që jetojnë në afërsi të  Port Milenës. Pasi kishim të bënim me kërkesën e tyre për mbylljen e kanalit të kripores, në takim merrte pjesë dhe Drejtori i falimentimit të kripores Ognjen Jovoviq.  Qytetarët duke përshëndetur nismat e Z. Cungu për takime me banorë të Bashkësive Lokale dhe zgjidhjen e problemeve, shprehën kërkesën respektivisht nevojën sipas tyre të mbylljes së kanalit të kripores, që  jo rrallë herë është bërë shkak  i aksidenteve  të komunikacionit dhe burim për humbje jete. Banorët janë të gatshëm që dhe vetë  të japin kontributin e tyre material.Mbyllja e kanalit thonë ata do të mundësonte zgjerimin e  rrugës dhe shmangjen e fatkeqësive. Nga ana tjetër Ognjen Jovoviq, nuk kundërshton idenë e qytetarëve  por  thotë që duhet patur kujdes që  funksionimi normal i kripores  mos të vijë në pikëpyetje. Kryetari Cungu , theksoi që kërkesa  e qytetarëve duhet shqyrtuar me  vëmëndje. Sekretariatet të  angazhohen dhe të përgatisn projektin ideorë. Ai përshëndeti idenë  e vetëfinansimit por theksoi se edhe komuna mund të japë kontributin e saj  qoftë material  apo nëpërmes shlyerjes së tatimeve  për qytetarët që do të kenë dhe barrën më të rëndë materiale. Ai tha se  takimet per këtë ceshtje do të vazhdojnë ., deri në zgjidhjen në interes të të gjitha palëve.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë