Festivali i Parë Ndërkombëtar i Muzikës në Ulqin

 

           Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Ulqin bën debutimin e tij të premten , 9 Shtator  deri të dielen 11 Shtator 2016,  në mjedise të ndryshme skenike të qytetit  bregdetar të Ulqinit. Ky festival do të shfaqë talentet e shquara të muzikantëve Ballkanas si dhe të artistëve të njohur ndërkombëtarisht nga e gjithë bota. Këtë vit festivali do të paraqesë artist nga Mali Zi si, sopranon Gjylie Pelingu dhe pianisten Iliriana Gjoni, gjithashtu pianisten nga  Serbia Natasha Mitroviq si dhe grupin muzikor nga Nju Jorku  “Poetika Muzika” ,duke përfshire, Oren Fader në gitar, Barry Crawford në flaut dhe  sopranon Eleanor Valkenburg. Ato do të interpretojnë vepra muzikore nga Debusi, Çajkovski, Bogdanoviq, Shopen, Mendelson dhe Gershvin gjithashtu këngë dhe pjesë në piano nga kompozitor shqipëtarë Tonin Harapi dhe Zef Çobaj.

Në qytetin e bukur dhe romantik të Ulqinit me plazhet e paprekura dhe rrethinën kodrinore me në krye Kalanë paraqet sfondin e pëkryer për festivalin e parë ndërkombëtarë të muzikes. Muzikant të ri dhe të talentuar si dhe profesionist të kalitur nga i gjithë Ballkani por edhe më tej, do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë dhe të ndërthurin talentet duke e ndarë muziken e tyre me qytetarët vendas dhe turistët nga e gjithë bota.

Festivali është i mbështetur nga Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork, bashk- organizatorët Hoteli Palata Venezia dhe Hoteli Mediteran në bashkëpunim me Shkollën e Muzikes në Ulqin dhe Komunën e Ulqinit. Për të gjitha koncertet  hyrja është e lirë.

Koncerti i Natës së Hapjes

Netët Ballkanike

Të premten, 9 Shtator 2016 në ora 20:00

Hoteli Mediteran-Salla e Konferencave

Artistët: Gjylie Pelingu, soprano, Iliriana Gjoni, pianiste, Oren Fader, gitarist, Natasa Mitrovic, pianiste dhe Eleanor Valkenburg, soprano.

Vepra nga Kopland, Bogdanoviq, Gershvin gjithashtu këngë dhe solo në piano nga kompozitor shqipëtarë.

 

Fuqia e të Dyve

Të shtunën, 10 Shtator në ora 20:00

Hoteli Mediteran-Salla e Konferencave

Artistët: Iliriana Gjoni, pianiste dhe Natasha Mitroviq, pianiste

Vepra nga Çajkovski , Debusi, Shopen dhe Mendelson duke përfshirë “Arrëthyesin” i përshtatur për interpretim me katër duar.

 

Koncert Dite - i  hapur*

Të dielen, 11 Shtator në ora 11:00

Hotel Palata Venezia

Artisti Oren Fader në gitar

Vepra nga Lauro, Rodrigo, Karter dhe të tjerë.

 

 Koncerti  i Natës Mbyllëse - i hapur*

Nga Dy Amerikan

Të dielen, 11 Shtator në ora 17:00

Hoteli Palata Venezia

Artistët: Gjylie Pelingu, soprano, Oren Fader, gitarist, Barry Crawford, flautist dhe Eleanor Valkenburg, soprano

Vepra nga Piazola, Gershvin, Villa-Lobos, Corigliano, Negro Spirituals si dhe këngë nga Brodvei.

 

(Lokacioni në rast të motit me shi: Salla e Konferencave në Hotelin Palata Venezia)

 

Iliriana Gjoni, pianiste e lindur në Ulqin është një nga nxënëset e para të Shkollës së Muzikës në Ulqin.

Ajo ka fituar një numer të madh çmimesh ndërkombëtare duke përfshirë çmimin e parë në Garat  e Muzikantëve të Rinj të Malit të Zi dhe çmimin e parë në Garat Kombëtarë në Guardiagele të Italisë. Ajo së fundmi ka fituar titullin Master i Muzikës në piano dhe muzikë dhome nga Universiteti Karlsruhe. Ajo tani kohën e saj e ndan në mes të mësimdhënies në Karlsruhe dhe Mynih dhe performancave të shpeshta.

 

 Gjylie Pelingu, soprano e diplomuar në Fakultetin e Muzikës në Tiranë, Shqipëri. Ka fituar çmimin e parë në Garat Republikane në Mal të Zi si dhe vendin e parë në “Ars Kosova” kompeticion ky i mbajtur në Prishtinë të Kosovës. Ajo ka performuar në shtetet Ballkanike si Shqipëria, Sllovenia, Austria, Kosova dhe Mali i Zi. Aktualisht ajo punon si mësimdhënëse ne Shkollën e Muzikës në Ulqin.

 

Natasha Mitroviq, pianiste me fame e njohur si pianistja më e re e emruar profesoreshë në Konservatorin e Muzikës në Beograd. Ajo është fituese e bursës Fullbrajt dhe ka studiuar në Universitetin e Miçiganit në Ann Arbor. Ajo ka performuar në vende si Kuvait, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Japoni, Francë dhe Gjermani si dhe në vendet Ballkanike ku vazhdon punën si mësuese e respektuar dhe e zellshme e konsevatorit.

 

Treshja Poetika Muzika, janë një ansambël nga Nju Jorku që performojnë muzikë dhome. Performancat e tyre shtrihen në më shumë se 60 shtete duke përfshirë Perun, Xhamajken, Norvegjin, Danimarken, Turqinë, Jordanin, Indinë dhe Izraelin. Ansambli ka interpretuar edhe në festivale prestigjoze ku numrojmë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Stamboll, Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Bergen të Norvegjisë dhe Festivalin e Sarajevës. Këtë sezon ato do bëjnë turne në vende si Kosova, Bullgaria, Greqia dhe Afrika e Jugut.

 

Për më shumë informata, ju lutem, kontaktoni z. Arsllan Hajdinagen nga Kabineti i Kryetarit të Komunes së Ulqinit në 069 400 473. 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë