Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për ,, Parkun Publik ,, në qytezën e Katërkollës - Komuna e Ulqinit



Në kabinetit e Kryetarit të Komunës Nazif Cungu ku ishin të pranishëm përfaqesuesit e diasporës nga Shoqata Shqiptaro -Amerikane Ana e Malit në New York z. Ismet Kurti dhe Albert Salaj, përfaqësuesit e BL. Katërkollë Sabri Salaj dhe Safet Taipi, Kryetari i BKA-së Kabil Kurti dhe përfaqësuesi i KF. Ana e Malit Kabil Hoxha u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe diasporës për ndërtimin e ,, Parkut Publik ,, në të cilën parashihen ndërtimin i terenit  për futboll të vogël , terenin e basketit dhe terenin e tenisit, këndin e lojrave për fëmijë si dhe infrastukturën përcjellëse. Për realizimin e një investimi të tillë u ra dakort që të bëhët në disa faza dhe të jetë një investim i përbashkët Komuna e Ulqinit - Diasporë.
Kryetari i Komunës ju bëri një elaburim të gjendjes së përgjithshme në të cilën ndodhet Komuna , projektet në realizim dhe mundësite e projekteve dhe hapsirave që diaspora mund të investojë dhe ta vazhdojë thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha tjera. Përfaqësuesit  nga diaspora falenderuar kryetarin për mikëpritjen dhe duke dhënë sugjerimet dhe vlerësimet e tyre premtuan bashkëpunim më institucionet e vendit dhe investime publike edhe në disa fusha tjera. Në fund nënshkruesit e memorandumit dhënë deklaratat pë media, ku folën edhe projekte tjera në të ardhmen.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë