Kryetari Cungu pret përfaqësuesit e Sindikatës së Kosovës

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti Ndue Kalaj, Kryetarin e Sindikatave  të Shërbimit  civil të Kosovës që shoqërohej nga Z. Shefki Keko Lamoja , kryetar i Sindikatave të Ulqinit dhe  bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u tha se këto ditë  në qytetin tonë po qëndron  një delegacion 11 anëtarësh  nga sindikata  e Administratës  publike  të Kosovës  të cilët   dëshirojnë të zhvillojnë një sërë takimesh me kolegët e tyre.

Mysafirët u interesuan  për funksionimin e sindikatit   dhe të arriturat e tij.

Nga ana tjetër kryetari Cungu  insistoi që Sindikati i Kosovës  të vë komunikim me  instancat më të larta të Kosovës dhe ti japin zgjidhje  kërkesave të qytetarëve tanë që  vite të tëra kanë  punuar në Kosovë.

Kryetari Cungu po ashtu njoftoi përfaqësuesit e sindikatit me  bisedat dhe kontaktet që ai ka pasur rreth ndërtimit të  apartamenteve që Sindikati i Malit të Zi parasheh të ndërtojë në Ulqin për cgjë tha Cungu kemi kërkuar që të na dërgojnë  variantet  që do ti marrim në shqyrtim.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë